Fiks Fare/ Denoncuesi: Kërkoj drejtësi për nipin 5 vjeçar, shoferi ishte i dehur!
18/01/2022 20:30

Kadri Malka nga Korça ankohet në emisionin Fiks Fare për mënyrën si është hetuar dhe gjykuar aksidenti në të cilin mbeti i vdekur nipi i tij 5 vjeçar. Në 2017 në Kombinat, nipi i tij shtypet nga një automjet me pasojë vdekje. I mituri gjendet poshtë gomave të një furgoni duke pasur goditje të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen. Por aktet e ekspertimit të bëra mbi ngjarjen flasin ndryshe dhe të dyja fajtor nxjerrin të miturin 5 vjeçar. Z.Malka thotë se ka patur shkelje në mënyrën e hetimit të ngjarjes. Ai u shpjegon gazetarëve se janë bërë dy akte ekspertimi. Në aktin e parë të ekspertimit thuhet se fëmija është futur në mes të gomave të furgonit, por nuk pati dëmtime të rënda. Në aktin e dytë thuhet se koka e fëmijës u gjet pas gomës së furgonit, por serish jo shumë e dëmtuar. Dhe sipas këtij akti goma ka bërë një gjysëm rrotullim mbi kokën e fëmijës dhe sipas ekspertëve koka e të miturit vetëm është gërvishtur. Gjithashtu këta ekspertë dalin në përfundimin se ka qenë një tjetër mjet që ka goditur fëmijën me pasojë vdekjen, dhe që është larguar nga vendngjarja. Ndërkohë që shoferi i cili ishte në gjendje të dehur u la i lirë pikërisht nga ky akt ekspertimi dhe nuk pati asnjë pasojë ligjore. "Por si nuk mund të dëmtojë shumë goma e një furgoni kur të kalon sipër kokës ?" pyet me të drejtë gjyshi i 5 vjeçarit të ndjerë. Gjithashtu ai shpjegon se në aktin e ekspertimit thuhet se shoferi ishte i dehur, por po ecte me shpejtësi 20 km në orë dhe ka frenuar. Distanca e frenimit është shënuar 1.9 metra gjë që s'mund të ndodhë. Por mbi të gjitha thotë z Malka në aktet e ekspertimit thuhet se ka qenë fëmija që ka shkelur ligjin!

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30