Fiks Fare/ Denoncimi: Bariu na kërcënon me karabinë dhe sopata
06/10/2021 20:30

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimet e shumta të banorëve të fshatit Hllomo në Dropull, të cilët ankohen se policia dhe bashkia nuk kanë marrë asnjë masë për denoncimet e shumta të tyre për kërcënime. Disa banorë pohuan se janë kërcënuar nga një person i quajtur Ylli Muçobega, i cili është çoban dhe qëndron në afërsi të fshatit. Sipas tyre, kanë bërë kallëzime në Policinë e Gjirokastrës, si dhe te inspektori i zonës z.Haxhi Leskaj. Por, deri më tani nuk është marrë asnjë masë. "Ky çoban nuk ka asnjë sipërfaqe me qira, as nga ne dhe as nga Bashkia Deopull, por i ka zaptuar. Na ka dalë me çifte dhe me sopata. Jemi të moshuar dhe kemi frikë" pohojnë banorët. Më tej pohojnë se çobani është problematik, pasi ka qenë edhe në një fshat tjetër por banorët e kanë përzënë për të njëjta arsye. Ata thonë se kullotat ia kanë dhënë me qira një çobani tjetër, Bilbil Hoxhaj, i cili ka 30 vjet në atë fshat. Ndërkohë, këto kullota përdoren edhe nga çobani tjetër Muçobega. Fiks Fare bisedoi edhe me çobanin Bilbil Hoxhaj, i cili pohon se në këtë fshat ka 30 vjet dhe përdor kullotat verore. Qëndron në këtë fshat 6 muaj dhe 6 muaj në Himarë. Sipas tij, ai ka 500 krerë dhi dhe ka marrë me qira 6 mujore kullotat. Ka dokumente nga bashkia Dropull për qindra hektarë, ndërsa ka edhe dokumente nga banorët për tokën që kanë me tapi banorët. Paguan rreth 1.5 mln lekë të vjetra në vit, ndërkohë në kullotat që ai ka në përdorim ka bagëtitë edhe z.Muçobega. Thotë se janë konfliktuar disa herë me këtë familje, ndërsa konflikti ende nuk është zgjidhur. Thotë se bashkia si ka dhënë me qira, por ai i ka zaptuar dhe i mban te kullotat e tij.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30