Fiks Fare/ Bashkia: Hartat me gabime po konfliktojnë banorët e Valbonës
08/03/2023 20:30

Bashkë me Hajredinin, gazetarët e Fiks Fare shkojnë në Bashkinë e Tropojës. Muhamet Kurçana, përgjegjës i Zyrës Bujqësore dhe topograf në këtë bashki, thotë se "qytetari Hajredin, ka të certifikuar pasurinë e llojit arë me sipërfaqe 3370 metër katrorë". Më tej pohon se kjo pasuri ka dalë nga hartat e ASIG-ut që kanë në sistem. "Sipërfaqja ka ardhur nga hartat që janë arshivuar nga matjet e topografëve të qytetit. Këto harta kanë gabime. Në të vërtetë kjo sipërfaqe nuk i plotëson metrat. Këto hartat kanë dalë nga ndarja e pronave me ligjin 7501. Por, nuk përputhet dokumenti nga ato që janë në terren, s’është bërë mirë harta nga topografët. Kjo AMTP është regjistruar në emër të z.Hajredin, kemi nxjerre vërtetim që ia kemi thënë qytetarit" thotë topografi, duke shtuar se "brenda kësaj certifikate janë edhe 800 m2 të qytetarit Sali Selimajt. Këtu del që kjo certifikatë s’është e rregullt. Për të njëjtën pasuri janë dy pronarë. Duhen korrigjuar". Por, krahas problemit të kësaj familje, topografi zbulon se e gjithë zona e Valbonës ka probleme të mëdha me regjistrimin e pronave, duke i hapur "rrugën" personave të tjerë të bëjnë tjetërsime dhe mbivendosje pronash.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30