Fiks Fare/ Bashkia e Dropullit bën kallëzim pas interesimit të Fiksit
06/10/2021 20:30

Fiksi bisedoi edhe me kryetarin e Bashkisë së Dropullit, Dhimitraq Toli. Ai pohoi se është në dijeni të konfliktit, pasi Ylli Muçobega ka qenë në një fshat tjetër dhe është transferuar në këtë fshat. Kryetari thotë se edhe fshati tjetër nuk e donte, por edhe ky fshat Hllomo ku ka shkuar nuk e do më. Sipas tij, pas ankesave të fshatit, ai nuk i ka prerë faturë për kullotat dhe aktualisht ky person nuk ka kontratë me bashkinë e Dropullit. Thotë se janë bërë disa inspektime dhe ka rezultuar se bagëtitë e z.Muçobega qëndronin në kullotat në pronësi të bashkisë Dropull. Ai thotë se Bashkia do t'i bëjë kallëzim penal për zaptim prone, ndërkohë që thotë se bashkia nuk ka forcë ta largojë pasi 1 banor i ka dhënë këtij personi tokën me qira për të qëndruar. Por, toka nuk është as 1 Ha, ku ai duhet të ushqejë mbi 300 kokë dhi dhe dele. Në të njëjtën ditë që grupi i Fiks Fare udhëtoi në fshatin Hllomo, Bashkia e Dropullit dërgoi një kallëzim penal në polici. Sipas përgjigjes së policisë, në datën 13 shtator 2021 ka bërë kallëzim penal Inxhinieri i Seksionit të Pyjeve dhe Kullotave, në Bashkinë Dropull ndaj shtetasit Y.M. Ndërkohë, në datën 16 shtator 2021, Policia e Gjirokastrës i ka dërguar materialet në prokurori për veprën penale "vetëgjyqësi", pas kallëzimit të bërë nga Seksioni i Pyjeve dhe Kullotave. Dhe, vetëm pas interesimit të Fiks Fare në bashki dhe polici, Posta e Policisë i ka dërguar kërkesë Bashkisë Dropull për kullotat në fshatin Hllomo. Megjithatë, policia ia hedh përgjegjësinë prokurorisë, pasi shkruan se "nuk ka bërë asnjë veprim të mëtejshëm hetimor!".

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30