Fiks Fare/ Avokatja kërkon edhe 70 mijë lekë për vendimin e zbardhur
20/09/2021 20:30

Por edhe pas dhënies së vendimit, avokatja po zvarriste zbardhjen dhe i kërkon sërish para për t’ia përshpejtuar në Gjykatën e Apelit. Denoncuesja shkon sërish në Vlorë dhe takon avokaten Dhurata Sulaj. Avokatja i thotë se i ka bërë gjyqin në Fier dhe në Apel. “Mbaroi gjyqi dhe ta nxora datën. Procedurat për të çuar në Fier janë tjetër gjë. Deri te mbarimi i gjyqit ishe me mua, këto janë shërbime të tjera. Ti do të ndihmohesh apo... Unë të thashë duhet të paguash përsëri, ti më the s’kam përse të paguaj” i thotë, ndërsa denoncuesja i përgjigjet se ka paguar 30 mijë lekë taksi për të shkuar në Vlorë. “Të mi kishe dhënë mua, kishe mbaruar punë. Është procedurë tjetër. Është procedurë administrative” i thotë, ndërsa denoncuesja i kthen përgjigje se kjo çupa ka ikur. "Ç'të duhet ka ikur apo s’ka ikur. Më lër ndonjë lekë. Asnjëri s’e nxjerr nga radha për ty" i thotë. Në fund i kërkon edhe shumën që duhet të paguajë. "Do më lësh 12 mijë lekë për pullën dhe 50 për shërbimin që do të të bëj unë. Unë s'të jap letrën po s’më dhe lekët" i thotë. Qytetarja i jep 40 mijë lekë të vjetra, ndërsa avokatja i thotë se i ka edhe 30 mijë borxh. Ditën e hënë, i dërgon një zarf me vendimin e shkurtuar, të firmosur nga sekretaria e Gjykatës së Apelit Vlorë. Vendimi është firmosur në fund nga kryesekretarja Valbona Musta, por ajo i ka dërguar vetëm dispozitivin me vula të njoma të Gjykatës së Apelit të Vlorës. Por, në vendim mungojnë firmat e tre anëtarëve të trupit gjykues, me kryesuese Iliba Bezati dhe me anëtarë Sokol Ngresi dhe Nazmi Troka. Në mes të muajit shtator 2021, në adresë të denoncueses shkon edhe vendimi i zbardhur.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30