Fiks Fare/ Antena celulare në minaren e xhamisë në Maqellarë
29/11/2021 20:30

Gazetarët e "Fiks Fare" shkuan në Xhaminë e Madhe në qytetin e Peshkopisë, teksa biseduan edhe me "pronarët" e lokalit. Ata thanë se ambientet i kanë marrë me qira nga Myftinia e Dibrës, teksa të gjitha investimet janë bërë private. Ndërkohë, Fiksi shkoi edhe në Sohodoll ku konstatoi se në minarenë e xhamisë ishin disa antena të një Tv Kabllori dhe linje interneti. Ndërkohë, në minarenë e xhamisë në Maqellarë janë vendosur antena të një kompanie celulare. Hoxha i xhamisë i tha gazetarëve se kontratën e ka bërë Myftinia e Dibrës dhe se ai i ka gjetur në atë vend. Për të gjitha këto shqetësime, gazetarët e "Fiks Fare" biseduan me Myftiun e Dibrës, Muiz Kurtulla, i cili ishte në dijeni të të gjithë problematikave. Ai tha se "ashtu si gjithë shoqëria, apo vendi, funksionon edhe Myftinia Dibër, ku janë vendosur antena në minarenë në xhami". Sipas tij, vendimin e ka marrë Myftinia, ndërsa theksoi se me qiranë e marrë paguhet hoxha dhe disa shpenzime të tjera. Ndërkohë, në lidhje me lokalin te Xhamia e Madhe, tha se "është lokal i Myftinisë". Pohoi se atje nuk futet njeri përveç stafit të brendshëm, por nga vëzhgimi i "Fiks Fare" rezultoi krejt e kundërta, pasi edhe persona të tjerë shkojnë në atë ambient. Madje, punonjësit thanë se ambienti është marrë me qira. "Është pronë e Myftinisë, nuk është dhënë me qira. E përdorim ne" thotë Myftiu.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30