Fadil Gjoci banues në qytetin e Kavajës, ka kërkuar ndihmën e emisionit Fiks Fare, pasi Enkeleda vajza e tij, prej 10 vitesh është e diagnostikuar me "PSIKOZA SKIZOFRENIKE" dhe obezitet. Fadili tregon se vajza trajtohej me kemp, por që prej muajit Maj 2022 i është ndërprerë, si pasojë e pamundësisë për ta dërguar në komision. Ai thotë se vajzën e ka të pamundur ta lëvizë, sepse është obeze. Por falë interesimit të Fiksit që vuri në lëvizje institucionet, Enkelejdës iu lidh sërish kempi.