Fiks Fare/ 50 milionë për “të blerë pafajësinë”, Prokuroria e Gjirokastrës heton vetveten!
15/06/2020 20:30

Fiks Fare vijoi mbrëmjen e së hënës investigimin për "blerjen e pafajësisë" në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pas transmetimit të investigimit më 29 tetor 2019, qytetari denoncoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda drejtuesin e akuzës së Gjirokastrës, Julian Çafka dhe kallëzuesin Et'hem Kërpaçin për gjobëvënie. Por, megjithëse u regjistrua procedimi penal, pasi kishte elementë të veprës penale në këtë kallëzim, për çudi dosja u transferua në Prokurorinë e Gjirokastrës. Pra, aktualisht, kjo e fundit, po heton drejtuesin e saj për gjobëvënie. Nëpërmjet dokumenteve dhe bisedave në prokurori, Fiks Fare faktoi se kallëzimi i qytetarit Fiqiri Zhupa po "fle" në këtë organ akuze, pasi deri më tani, qytetari nuk është marrë asnjëherë në pyetje. Më 29 tetor 2019, Fiks Fare dokumentoi se këtij qytetari iu kërkua pagesa e kësaj shume në këmbim të pafajësisë për dy fëmijët e tij, të akuzuar për mashtrim. Kallëzuesi, Et'hem Kërpaçi, në një bisedë me qytetarin i thotë këtij të fundit se "me 50 milionë lekë tërhiqet. Kam folur me Benin (ish-drejtuesi i Prokurorisë së Gjirokastrës) dhe me Julin (drejtuesin aktual të kësaj prokurorie. Janë dakord". Kallëzuesi i thotë se, edhe në këto momente, me këtë shumë pushohet çdo akuzë.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30