Fiks Fare/ 30 vjet të njëjta premtime, po na vdesin njerëzit në rrugë
03/06/2021 20:30

Banorët e fshatit Beshisht në Vlorë u ankuan në "Fiks Fare" se para zgjedhjeve iu është premtuar rruga nga fshati Llakatund. Bashkia e Vlorës hapi tenderin në mars 2021, me vlerë 54 milionë lekë të rinj. Në datë 16 prill, 9 ditë para zgjedhjeve, u shpall edhe fituesi. Dhe, pa u lidhur kontrata me fituesit, disa mjetë të tonazhit të rëndë shkuan dhe bënë punimet e para. Banorët, të gëzuar, bënë edhe kurbanet e zonës me kafshë. Por, mjetet u zhdukën pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe ende nuk ka filluar rehabilitimi. Mësohet se kontrata me fituesit është lidhur në datën 10 maj 2021 dhe ende nuk ka dalë leja e ndërtimit. Por, si u bënë punime në prill 2021?! Banorët thonë se politika i përdori, duke u premtuar të njëjtën rrugë për 30 vjet me radhë. Ndërsa shprehen se, nga miratimi në Këshillin Bashkiak e deri te zbatimi, projekti është ndryshuar, pasi do të kalojë pranë bizneseve të disa zyrtarëve të pushtetit lokal. "Marrin zhavorrin tonë dhe shtrojnë rrugë në vende të tjera. Këtë tonën e kanë lënë për ibret. E kanë tenderuar disa herë dhe janë larguar sa mbarojnë zgjedhjet" thonë ata, ndërsa "gëzimi" i tyre në prill 2021 zgjati vetëm disa ditë. "U gëzuam dhe bëmë kurban. Por, mjetet na u larguan më pas" thonë disa banorë. Të tjerë pohojnë se e gjithë zona po vuan prej kësaj rruge. "Janë 4-5 mijë banorë që prek kjo rruga. Nuk lëvizim dot, as me të sëmurë dhe as për qejf. Jemi sëmurë dhe makina do shumë lekë për në Vlorë. Erdhën para votimeve Gjiknuri dhe Rama dhe na premtuam se do e bënin për një kohë të shkurtër" pohojnë ata. Në fakt, deputeti i zonës, Damian Gjiknuri, ka shkuar në Njësinë Administrative Shushicë dhe u ka premtuar se rruga do të bëhet. "Erdhën para votimeve, hodhën disa makina me zhavorr dhe tani ikën. Por, edhe këto rrugë që po i bëjnë, s'po i bëjnë për ne po për bizneset e tyre. Kanë devijuar projektin dhe e kanë çuar rrugën te një pulari që e kanë të tyre" thonë banorët.Fiks Fare/ 30 vjet të njëjta premtime, po na vdesin njerëzit në rrugë

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30