Fiks Fare/ 3 milionë euro e kthyen shëtitoren “Taulantia” në liqen
14/12/2021 20:30

Gazetarët e "Fiks Fare" biseduan me z.Artan Kacani, arkitekt urban. Ai tregon se të gjitha dëmtimet e projektit afër "Sfinksit" kanë ardhur si pasojë e disa tubacioneve me ujëra të zeza. Ndërkohë tregon edhe pjesën e dëmtuar, duke pohuar se gjithçka është bërë pa plan dhe pjesë-pjesë. Nga vëzhgimi rezulton se pllaka të mëdha janë të shkulura, teksa deti ka "ngrënë" edhe pjesët metalike. "Nuk ka barriera mbrojtëse nga deti. Dallgët përplaset me pjesën e betontë dhe ngrihen në lartësi të madhe, duke e çuar ujin e detit brenda lagjeve" thotë ai, duke shtuar se "me këto ritme, deti do të marrë edhe pjesën tjetër". Ndërkohë, në jug të "Sfinksit" prej një viti ka përfunduar ndërtimi i sheshit "Taulantia". Por, me shirat më të vegjël, një pjesë e kësaj pedonaleje dhe sheshi mbushet me ujë, madje zona kthehet në një liqen artificial. Sipas dokumenteve që disponon "Fiks Fare", në mes të vitit 2018 Bashkia e Durrësit ka shpallur tenderin me objekt projektim i sheshit "Taulantia", me fond prej 6,6 milionë lekë. Ndërkohë, në fund të atij viti, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur procedurën "Rikonstruksion i sheshit 'Taulantia', Bashkia Durrës" me fond prej 362 milionë lekësh. Në muajin mars 2019 është shpallur edhe fituesi, i cili ka ofruar 284 milionë lekë. Sipas dokumenteve, oferta nuk ka qenë më e ulët, por të tjerat janë s'kualifikuar. Afati i kryerjes së punimeve ka qenë 18 muaj. Projekti është inauguruar në dhjetor 2020 dhe prej 1 viti ka qenë funksional. Por, pa mbushur ende 1 vjetorin, projekti ka filluar të degradojë. "Sa herë bie shi, e gjithë kjo zonë mbushet me ujë, kthehet në një liqen të vogël. Kanë bërë disa rrjeta për ikjen e ujit, por ata nuk shërbejnë për asgjë" thotë z.Kacani, arkitekt urban. Më tej pohon se ndërtimet janë bërë kuturu, ndërsa duhet të kishte edhe një investim më të mirë.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30