Fiks Fare/ 10 mijë euro për një mjet, Bashkia Kuçovë e bleu të prishur!
15/03/2023 20:30

Fiks Fare ka siguruar dokumentet e këtij tenderi, i cili ka pasur si objekt "blerje një mjeti për ngjeshje rruge, rul". Fondi limit për këtë tender ishte 1.115.000 lekë të rinj ose mbi 10 mijë euro. Në tender morën pjesë dy firma, "Muça 2006" që ofroi 1.073.000 lekë dhe firma "Shehu me ofertë 980.000 lekë. Firma e cila ofroi më pak, "Shehu" u skualifikua pasi nuk plotësonte dokumentet, më saktësisht "nuk plotëson specifikimet teknike të mjetit për vitin e prodhimit që kërkohet jo më pak se viti 2000". Gjithashtu nuk plotësonte dokumentet në lidhje me peshën, e cila duhet të ishte jo më pak se 2000 kg. Pas kësaj procedure, mjeti u ble dhe disponohet që nga janari 2021 nga Drejtoria e Komunale e Kuçovës. Megjithatë, në redaksinë e Fiks Fare mbërritën informacione se ky mjet ka punuar vetëm 10 orë gjithsej nga janari 2021 deri në ditët e sotme. Menjëherë sapo është blerë, u parkua pranë banesës së manovratorit dhe s'ka dalë më prej andej. Grupi i Fiks Fare udhëtoi në qytetin e Kuçovës, pikërisht te vendi ku qëndronte mjeti. Ai ishte parkuar pranë një banesë, ndërsa me sy të lirë shikohej se s'kishte lëvizur prej kohësh. Të gjitha pjesët ishin shkatërruar, i gjithi kishte filluar të amortizohej. Gazetarët biseduan me z. Skënder Meçaj, drejtor i Komunales së Kuçovës. Ai tha se mjeti është në gjendje pune dhe mund të ndizet dhe të punojë. Madje, pohoi në telefon se do të shkonte vetë te mjeti dhe do ta ndizte!

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30