Denoncimi i Fiks Fare/ Punonjësi i policisë lëviz me makinë pa siguracion, pa taksa dhe kolaudim…
11/11/2020 20:30

Fiks Fare denoncoi veprimet e një punonjësi të Policisë në Berat, i cili lëviz me një automjet pa siguracion, pa taksa dhe madje edhe pa kolaudim. Për disa vite me radhë, ky punonjës ka qarkulluar i lirë në Berat dhe Kuçovë me këtë mjet, të cilin as në emrin e tij nuk e kishte kaluar. Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua z.Emiljan Didi, i cili ankohet se ka pasur një automjet tip "Lancia" me targa AA 298 IS, të cilin ia ka kaluar me prokurë dajës së tij. Daja, tre vite më parë e ka shitur këtë mjet z.Romir Ilia, aktualisht specialist automekanikë në Drejtorinë e Policisë së Beratit. Ky i fundit, gjatë këtyre viteve, nuk ka paguar asnjë detyrim për mjetin, madje edhe pronësia vazhdon të jetë e denoncuesit. Z.Didi thotë se ka shkuar disa herë në Policinë e Beratit dhe në Drejtorinë e Transportit Rrugor, por e kanë sorollatur në zyra. Ai thotë se është emigrant dhe nuk ka mundësi që të ndjekë procedurat, pasi edhe gjobat që merr aktualisht punonjësi i policisë i shkojnë në shtëpi nënës së tij të moshuar. Ai kërkoi ndihmën e emisionit, pasi në Policinë e Beratit nuk i kanë marrë denoncimin.

Pa çati, pa bukë, pa shkollë. Familja Tralo përballet me varfërinë ekstreme në fshatin Mbrezhdan
02/10 21:01
Shtëpia iu dogj, fëmijët mbetën pa shkollë/ Historia e trishtë e nënës nga Këlcyra që kërkon ndihmë
02/10 21:00
“I vdekur prej 30 vitesh, por ‘i gjallë’ në letra” Fiks Fare i jep fund sorollatjes së nënës
02/10 20:45
“Paratë e fermerëve në duart e kujt?” Dyshime për nepotizëm, Fiks Fare zbërthen skemën në AZHBR
01/10 21:01
Nepotizëm ne AZHBR, Fiks Fare zbulon skemën. Vajza firmosi projektin e të atit
01/10 21:00
8 muaj të izoluar, as ambulanca s’hynte dot! Fiks Fare u hap rrugën banorëve të Shoshajt
01/10 20:45
“A do të bëhet ndonjëherë Shqipëria?” Nga shpresa te zhgënjimi, qytetarët përgjigjen
01/10 20:30
“Ma mbytën djalin 23 vjeç”, rrëfehen fermerët pa mbështetje/ AZHBR largon gazetarët me polici
30/09 21:00
Morën fondet për të investuar, tani duhet t’i kthejnë/ Fermerët përballen me kërkesën e AZHBR-së
30/09 21:00
“Unë fillova sot, është dita e parë…” Fiks Fare bën të mundur rikthimin e mësimit për fshatin Selbë
30/09 20:45
Një shkollë, 15 fëmijë dhe asnjë mësues në klasë… Çfarë fshihet pas situatës në Selbë?
30/09 20:30
“Tirana me një orë ujë në ditë” Premtimet boshe të Ramës dhe Veliajt, Berisha niset drejt Amerikës – Fiks Fare
29/09 21:01
Edi Rama dhe Erion Veliaj premtime boshe/ Qytetarët për mungesën e ujit: Nuk mjafton as për t’u larë
29/09 21:00
“Shqiptarët e dinë…”/ Sali Berisha drejt SHBA, Fiks Fare e pyet në aeroport për “non-gratën”
29/09 20:45
“Nuk më morën leje…”/ Pronari denoncon: Firma private shtriu linjën elektrike në tokën time
29/09 20:30
Episodi i plotë – Fiks Fare, 28 Shtator 2026
28/09 21:01
Dëshmi ekskluzive/ Belinda Balluku përballë gazetarëve të Fiks Fare!
28/09 21:00
“Shefja është Bela…”/ Dëshmitë e drejtorëve të MIE – Fiks Fare
28/09 20:45
A është Belinda Balluku ende ministre? – Fiks Fare
28/09 20:30
Promo | “Fiks Fare”, së shpejti në ekranin e Top Channel!
02/09 18:35