Denoncimi i Fiks Fare/ Eksperti i policisë Kuçovë me makinë me targa false
06/01/2021 20:30

Pas rasteve të punonjësve të policisë në Dibër dhe Berat, që lëviznin me makina pa dokumente, Fiks Fare solli një tjetër rast të një punonjësi policie që shkel rregullat. Mbrëmjen e të mërkurës Fiks Fare denoncoi veprimet e një punonjësi të Policisë në Kuçovë, i cili lëviz me një automjet me targa false. Petraq Boçe, ekspert laborant pranë Policisë së Kuçovës, qarkullon me një mjet Mitsubishi me targa KV 1309 B. Nga informacioni që ka siguruar Fiks Fare rezulton se kjo targë i përket një tjetër mjeti të tipi Fiat Punto, me ngjyrë blu. Fiks Fare e vëzhgoi disa ditë me radhë lëvizjet e këtij mjeti që qarkullon lirisht në qytetin e Kuçovës dhe në Urën Vajgurore. Në pamjet e siguruara nga emisioni investigativ shihet që mjeti Mitsubishi me targë KV 1309 B, qarkullon në orët e vona në Kuçovë, më pas futet brenda komisariatit të policisë. Ndërsa ditën tjetër ky mjet, pasi lëviz nëpër qytetin e Kuçovës i drejtohet edhe aksit Kuçovë -Ura Vajgurore.

Fiks Fare, 6 nëntor 2026/ Motra i vjedh pensionin vëllait të sëmurë – Episodi i plotë
06/11 21:01
66-vjeçari i sëmurë, pa bukë, motra i vjedh pensionin
06/11 21:00
Pa linjë e pa matës, OSHEE i kërkon 2.6 milionë lekë!
06/11 20:45
Të hyftë vetja në qejf! Mallkim apo urim?
06/11 20:30
Fiks Fare – “Na mbyte nënën!” Burri godet gruan me çekiç në kokë – Episodi i plotë, 5 Nëntor 2026
05/11 21:01
Skandal/ Goditi gruan me çekiç në kokë, bashkëshorti: “Isha xheloz!”
05/11 21:00
Apeli në Fiks Fare sjell ndryshimin! Familjes Ujka i restaurohet shtëpia
05/11 20:45
Meri Shehu trazon politikën me parashikimet: Kush do të bjerë dhe kush do sundojë në Shqipëri?
05/11 20:30
Fiks Fare 3 nëntor 2026/ Kompania e ish zv.ministrit detyron banorët të shesin shtëpitë
03/11 21:01
AKM ndaloi shkarkimin, kompania INCA vazhdoi punën, e gjithë ndotja në lumin Drin
03/11 21:00
Gjashtë vite ankesa për ndotje, banorët e Lezhës me pankarta kërkojnë largimin e fabrikës
03/11 20:45
A do të bëhen gjeni fëmijët që rrinë në shkollë deri në 5?
03/11 20:30
Fiks Fare, 2 nëntor 2026/ Lëmoshë për fermerët e rinj, AZHBR ul vlerën lopëve – Episodi i plotë
02/11 21:01
Burokracia për fermerët/ Lopa 3 milionë lekë, AZHBR s’jep as gjysmën e çmimit
02/11 21:00
Kërkonin 4 milionë lekë pa pasur linjë uji! Fiks Fare shpëton qytetarin nga debia
02/11 20:45
“Rama në burg, Berisha në burg!” Çfarë mendojnë deputetët për këtë slogan?
02/11 20:30
Fiks Fare, 30 Tetor 2026/ QSUT-Pacientët me gur në veshka pa aparatura funksionale – Episodi i plotë
30/10 21:01
Skandal në QSUT/ Aparatura jashtë funksionit prej muajsh, pacientët pa shërbim
30/10 21:00
Rindërtimi me çarje dhe lagështirë, kompania fantazmë lë punimet përgjysmë dhe zhduket
30/10 20:45
Shkolla “Mihal Grameno”/ A e njohin nxënësit dhe mësuesit figurën që i ka dhënë emrin shkollës?
30/10 20:30