E enjte, 30 Prill 2020
21:34
Unioni i studentëve është kundër/ “Shahini shkeli autonominë e universiteteve. Shqetësim mësimi online dhe tarifa”

Unioni i Këshillave Studentorë, i quajti të padrejta vendimet e ministres së arsimit, Besa Shahinit. Unioni që përfaqëson studentët e të gjithë universiteteve publike gjykon se Ministria e arsimit ka shkelur autonominë e institucioneve të arsimit të lartë, kur nga ana tjetër e ka propaganduar,  sipas tyre, me zhurmë në çdo kohë. Ndërsa sot që është e nevojshme, universitetit nuk i merren për bazë vendimet që ka marr më para saj.

21:15
Kufizimet e koronavirusit/ Ditën e Fitores, Rusia do të mbajë vetëm paradë ajrore

Në përkujtim të 75-vjetorit të Ditës së Fitores, Rusia do të mbajë vetëm paradë aviacioni dhe do të ketë fishekzjarre në qytetet kryesore, njoftonte presidenti Vladimir Putin, i cituar nga mediat vendase.

21:11
Presidenti Trump zemërohet me ekipin e tij elektoral

Presidenti Donald Trump shpërtheu javën e kaluar ndaj këshilltarëve të tij kryesorë politikë, të cilët i paraqitën të dhëna shqetësuese nga anketime të zhvilluara në disa shtete kyçe amerikane. Ky zhvillim vjen ndërsa po kritikohet përgjigja e tij ndaj koronavirusit.

21:09
Gruaja e infektuar me koronavirus sjell në jetë foshnjën: Kur ai teshtin mendoj se mos është…

Një nënë britanike, e infektuar me koronavirus, solli në jetë foshnjën e saj. Clarie Trusson, 37 vjeçe, nga Sutton e Britanisë së Madhe, përjetoi simptomat e para të koronavirusit disa javë më parë.

21:01
Covid-19 është krijuar në një laborator kinez? Reagon Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare në SHBA

Agjencitë amerikane të inteligjencës po hedhin poshtë të paktën një teori në lidhje me origjinën e koronavirusit, duke thënë se provat tregojnë se virusi nuk është krijuar në një laborator kinez.

20:52
Pacolli mbërrin në Prishtinë: Jam frikësuar se mund të kryhet akt terrorist në aeroplanin tim

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka arritur sot pasdite në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

20:42
“Hip se të vrava, zbrit se të vrava”, Rama u përgjigjet kritikëve: Jeni në vete apo jo

Kryeministri Edi Rama me anë të një komunikimi ‘live’ në Facebook iu është përgjigjur edhe kritikëve të tij dhe të masave që po ndërmerren në përballimin e situatës me Covid-19,

20:34
A u krijua koronavirusi nga njeriu? Agjentët sekretë të SHBA tregojnë se çfarë zbuluan në Wuhan

Pandemia e COVID-19, e cila nisi në Kinë dhe u shpërnda në të gjithë botën nuk u shkaktua nga një virus i krijuar nga njeriu dhe nuk është i modifikuar gjenetikisht.

20:29
“Të mos e bëjmë si lopa…” Rama: Falë masave jemi vendi me numrin më të vogël të infektuarve në Europë

“Të mos e bëjmë si lopa që e mbush qumështin dhe më pas i fut shkelmi”  me këtë shprehje kryeministri Edi Rama iu është drejtuar shqiptarëve duke kërkuar që të zbatohen rregullat në mënyrë që gjatë periudhës së hapjes të mos ketë rritje të infektimeve.

20:27
Rama: Do të jepja dorëheqje nëse…

Kryeministri Rama nëpërmjet një video mesazhi në Facebook u shpreh se ai është i gatshëm që të japë dorëheqje nga posti i kryeministrit nëse do t’i thonin se CoVid-19 do të largohej.

20:23
“Mendoni se Covid-19 i ka frikë shqiptarët?” Rama video-mesazh për qytetarët: Është strategjia që na ka sjellë deri këtu

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë një komunikimi live me qytetarët ka deklaruar sërish se Shqipëria ka arritur të ketë sukses në përballimin e luftës me Covid-19 për shkak të masave të shpejta që ka ndërmarrë.

20:14
Arrestohet milioneri për vrasjen e gruas së zhdukur dhe inskenimin e pengmarrjes

Një nga njerëzit më të pasur në Norvegji është arrestuar dje si i dyshuari kryesor për vrasjen e bashkëshortes, e cila është zhdukur gati dy vjet më parë.

19:50
U mbyll nga COVID-19/ Tregu kinez i insekteve rihapet pas 2 muajsh

Një treg kinez ku shiten akrepa, shumëkëmbësha, karkaleca dhe insekte të tjerë të skuqur është rihapur, pasi u mbyll për 70 ditë për shkak të shpërthimit të pandemisë së COVID-19.

19:45
Takimi romantik i arinjve polarë bëhet horror, mashkulli vret femrën që e refuzoi

Aurora dukej “e hapur” ndaj Baloo kur ata të dy u njohën me njëri-tjetrin në një kopësht zoologjik në Rusi, por ndryshoi mendje kur erdhi momenti për t’u çiftuar, dhe ai nuk e priti fare mirë.

19:45
Merkel kërkon sistem paralajmërimi nëse rastet me koronavirus fillojnë të rriten

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se është i nevojshëm një sistem paralajmërimi në rast se numri i rasteve me koronavirus rritet përsëri.

19:42
Kryeministri i Rusisë infektohet me Covid-19

Moskë-  Kryeministri rus Mikhail Mishustin është prekur nga Covid-19. Sipas asaj që raportohet në mediat ndërkombëtare shkruhet se Mishustin i tha Presidentit Vladimir Putin të enjten se ai ishte diagnostikuar me koronavirusin e ri.

19:30
E kërcënuan me jetë/ Deputetja: E kam denoncuar rastin, e dimë se kush është personi

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte e ftuar deputetja e Parlamentit të Kosovës Eliza Hoxha. Ajoështë kërcënuar nga një përdorues i rrjete socialeve, i cili ka shkruar “Eliza Hoxha je e vdekur” . Në lidhje me këtë kërcënim ka reaguar dhe deputetja e cila shkroi: “

19:19
Ftesë në 5/ Mamaja i kërkon që të martohet, ja si përgjigjet Shpat Kasapi

Në “Ftes në 5” me Bieta Sulon, ishin të ftuar këngëtari Shpat Kasapi dhe mamaja e tij Gjylymsere.

19:14
Suedi, eksperti i koronavirusit pranon gabimet por insiston për hapjen e bareve

Krye-epidemiologu i Suedisë ka pranuar dje se reagimi i famshëm i vendit për qëndrimin hapur ndaj koronavirusit mund të jetë qenë i gabuar, vetëm në lidhje me qasjen ndaj shtëpive të të moshuarve, por jo me mbajtjen hapur të bareve e restoranteve.

19:12
Masa të reja antikorrupsion: Gjonaj prezanton planin e ri

Ministria e Drejtësisë ka prezantuar sot një draft-plan të ri katër vjeçar lidhur me luftën ndaj korrupsionit i cili do të shtrihet në harkun kohor 2020 – 2023.

19:06
Maqedoni e Veriut/ Shfuqizohet matura shtetërore, viti shkollor mbyllet më 10 qershor

Këtë vit shkollor nuk do të realizohen matura shtetërore, matura shkollore dhe provimi përfundimtar për shkollat e mesme tre dhe katërvjeçare.

19:04
Angli/ Krimi makabër, shqiptarja vret 7 vjeçaren në park

Një krim makabër i konsumuar nga një shtetase shqiptare, ka tronditur qytetin Bolton në veri të Anglisë më 22 Mars. Emily Jones shtatë vjeçe u godit me thikë përpara syve të babait të saj tek sa po luante me scooter.

18:55
Kosovë/ Të shtunën seanca për votimin e qeverisë, LDK ka siguruar votat

Të shtunën në orën 13:00 do të mbahet seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë të kryesuar nga LDK-ja.

18:49
Plani i rihapjes graduale, Manastirliu: Ja bizneset që rihapen nga 11 Maji

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në vijim të prezantimit të strategjisë së rihapjes graduale ka deklaruar se prej datës 11 Maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberë, dentistë dhe dyqane në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie.

18:48
Nga 4 maji do të lejohet lëvizja e taksive në të gjithë vendin, ja sa persona lejohen

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.

18:48
Kur hapen lokalet dhe restorantet? Manastirliu: Në këtë datë marrim hapat e mëtejshëm

Tiranë – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.

18:46
Ndryshon proceduara për të riatdhesuarit, ja çfarë thotë Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.

18:43
Ndërron jetë aktori indian me një karrierë 30-vjeçare në Hollywood

Irrfan Khan aktori i famshëm që e nisi karrierën në moshë të hershme në Bollywood por që më pas u bë i njohur ndërkombëtarisht, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare.

18:41
Manastirliu: Zonës së gjelbër do t’i shtohen edhe 18 bashki, emrat

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu prezantoi planin e hapjes dhe lehtësimit të masave që do të hyjnë në fuqi që nga data 4 Maj.

18:33
Luftanija e parë anti-radar Zumwalt i bashkohet forcave detare të SHBA

Marina e SHBA ka marrë në dorëzim luftanijen e parë anti-radar të njohur si kategoria Zumwalt, pas kompletimit të testimeve dhe aktivizimit të sistemeve të luftimit.

18:33
BE dorëzon pjesën e parë të ndihmës 5 milionë euro për Kosovën

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dorëzoi sot pjesën e parë të ndihmës së BE-së për Kosovën prej 5 milionë eurosh për luftimin e Covid-19.

18:32
Dhurata e “pazakontë” e aktores bukuroshe për ditëlindjen e parë të vajzës

Në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar aktorja Diellza Kolgeci.

18:28
Akuzat e PD për koncesionin e Porto Romanos, reagon MIE: Kontrata në përputhje me ligjet në fuqi, padi për shpifje Çlirim Gjatës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është përgjigjur akuzave të ngritura nga Partia Demokratike ku këta të fundit akuzonin qeverinë se po u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat.

18:24
COVID-19/ Çifti i të moshuarve ndërron jetë gjashtë orë nga njëri-tjetri

Një çift të moshuarish nga Wisconsin i SHBA-ve, humbën jetën nga koronavirusi vetëm gjashtë orë larg njëri-tjetrit. Wilford Kepler, 94 vjeç dhe gruaja e tij Mary, 92 vjeçe, ranë në dashuri në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Që nga ajo kohë e deri më tani kanë kaluar 73 vite, dhe ata kurrë nuk ishin ndarë nga njëri-tjetri, deri në momentin që virusi famëkeq i mori jetën.

18:19
PD: Edi Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat

Partia Demokratike me anë të Sekretarit për çështjet Ligjore Çlirim Gjata ka hedhur akuza ndaj Qeverisë duke thënë se po u jep oligarkëve të karburantëve dhe ndërtimit një port privat.

18:15
Vetëvendosje dërgon dekretin e presidentit në Kushtetuese

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit, të bërë publik sot lidhur me mandatarin për kryeministër të ri të Kosovës.

18:15
Top Talk: Alarm falimenti. Shitja e automjeteve të reja në zero. Pit Stop edhe për “rent a car”

Në emisionin ‘Top Talk’ me gazetarin Denis Dyrnjaja, ditën e sotme ka qenë i ftuar administratorit i ‘Porsche Albania’ Gent Bushati. Ky i fundit është shprehur se situata e krijuar nga covid-19 në Shqipëri ka prekur shumë edhe bizneset që merren me serviset apo shit-blerjet e makinave.

18:13
Itali/ Rekord të shëruarish, bie numri i viktimave. Ulet me rreth 3000 persona numri i rasteve aktive

Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 27967, që do të thotë janë 285 viktima në 24 orët e fundit.

18:11
Tunizia mohon njohjen e martesave homoseksuale por grupi vendas LGBT thonë se janë vendi i parë arab që e pranojnë

Qeveria e Tunizisë është detyruar të mohojë se ka njohur martesat e të njëjtit seks, pasi një organizatë vendase LGBTQ nisi festimet për “arritjen e diçkaje të tillë për herë të parë në një vend arab”.

18:07
Shtyhet sërish rikthimi i Bundesligës

Koronavirusi ka pezulluar futbollin anembanë Evropës, dhe e njëjta gjë ka ndodhur edhe në shtetin e Gjermanisë.

18:05
PSG shpallet edhe zyrtarisht kampion i Francës

Ka mbaruar pak më parë Këshilli Administrativ i Ligue 1.

17:56
Shifrat shpresëdhënëse/ Shërohen mbi 1 milion persona nga pandemia Covid-19

Mbi 1 milion persona janë shëruar nga koronavriusi. Shifra sa vjen e rritet ndërsa shumë shtete në mbarë botën po planifikojnë se si të rihapen pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Cvoid-19.

17:45
Gjinekologu i rremë i ofron gruas “ekzaminim online”, më pas kërkon para për të mos publikuar videon

Një grua ruse po paralajmëron së fundmi kundër mashtrimin nga gjinekologë të rremë që ofrojnë ekzaminime në rrjet nga kushtet e shtëpisë, pasi iu bë shantazh nga dikush që hiqej si doktor.

17:44
Koronavirusi ndikon merkaton, klubet italiane në kërkim të të rinjve të talentuar

Nëse kampionati italian do të ndërpritej përfundimisht, humbjet për klubet do të ishin përreth 700 milionë euro, shifër kjo që do të ndikonte ndjeshëm në merkaton e ardhshme verore dhe do të bënte të harroheshin emrat e bujshëm.

17:35
Yuri Kim takohet me kreun e KED: Ja për çfarë diskutuam

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e sotme ka takuar Kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani.

17:25
Dalin pamjet/ Mjekët të ‘mbërthyer’ kokë e këmbë, brenda Klinikës Infektive të Kosovës ku po trajtohen pacientët e infektuar

Në Kosovë vijojnë të rriten rastet e infektimit me Covid-19. Deri më tani kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, 799 persona, ndërsa 24 kanë humbur jetën.

17:15
Koronavirusi, Siçilia raporton zero viktima për herë të parë prej 11 marsit

Për herë të parë nga 11 marsi Siçilia ka raportuar dje zero viktima nga koronavirusi.

17:10
Luana Vjollca, më në formë se kurrë, “ndez” Instagramin (FOTO)

Luana Vjollca është një nga femrat më të bukura shqiptare, e kjo nuk ka vend për diskutim.

17:08
Si asnjëherë më parë, Venecia në shtetrrethim dhe e braktisur nga turistët

Shumë kryeqytete në botë, por edhe qytete që kanë pasur jo pak turistë në thuajse çdo kohë janë tashmë të “varfëruar” për shkak të pandemisë së koronavirusit. Venecia është një prej qyteteve italiane, me rrugë të boshatisura dhe me lagunën bosh pa barkat e saj.

17:06
‘Humba shijen, më duket sikur fusja baltë në gojë‘ Luftëtari shqiptar i MMA zbulon si u prek nga Covid-19

Koronavirusi nuk pyet për fizikun që kanë personat për t’i infektuar ato. Këta e kanë vërtetuar më së miri të prekurit me Covid-19 si futbollistë, sportistë dhe boksierë, pavarësisht se trupi i tyre ka një rezistencë më të madhe për shkak të aktivitetit që bëjnë.

17:01
Izraeli tentoi të bombardojë Algjerinë por MiG-25 dhe forcat e përgatitura ajrore e parandaluan

Në vitet 1980-të ushtria e Izraelit kishte arritur majën e fuqisë së së saj, ndërsa blloku arab ishte dobësuar nga afrimi i Egjiptit me Perëndimin.

16:52
E dashura e Dybalas: Nuk është pozitiv me koronavirus, por po presim …

“Paulo Dybala nuk është përsëri pozitiv, ai vetëm duhet të presë. Duhet të bëjë testimet e fundit dhe të shohë se si do të jetë përgjigjja.”

16:47
Pas Republikës Çeke, edhe Zvicra i “ndez dritën jeshile” futbollit?

Pas Republikës Çeke që përcaktoi një datë për fillimin e kampionatit dhe Superliga zvicerane duket se po shkon drejt hapjes, pas pezullimit për shkak të Koronavirusit në fund të muajit shkurt. Drejtuesit e futbollit zviceran bënë të ditur se po mendohen që të rinisin kampionatin me datë 8 qershor, me takimet që sigurisht do të luhen pa tifozë.

16:46
Drejt mbylljes ndërtimi i shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit

Kryeministri Edi Rama me anë të një video të publikuar në Facebook ka njoftuar se është drejt mbylljes ndërtimi i shtëpive për familjet e prekura nga tërmeti i shtatorit.

16:39
Covid-19, Kosova lehtëson masat e izolimit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia ka bërë të ditur se nga data 4 maj, do të fillojë lehtësimi gradual i masave të izolimit të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

16:36
‘Përkrahja për SPAK nuk do mungojë’, Yuri Kim thirrje politikanëve e qytetarëve: SHBA gjithmonë mbështetje për drejtësinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar rreth situatës në SPAK që e kanë mbështetur që në ngritjen e këtij institucioni në vendin tonë.

16:33
Gashi përgatitet për lançimin e një EP, një ndër klipet është xhiruar nga prindërit e reperit

Reperi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Gashi këtë të premte do të lançojë një EP (një projekt muzikor i ngjashëm me një album por jo i konsideruar si i tillë) me 4 këngë.

16:33
Tajlandë/ Seks dhe drogë, turisti vret me hanxhar prostitutën

Një burrë nga Britania e Madhe, është arrestuar, pasi dyshohet se dhunoi dhe goditi me hanxhar një prostitutë, duke e lënë të vdekur në vend, shkruajnë mediat e huaja.

16:26
Pandemia Covid-19/ Hartës botërore i shtohet një tjetër qytet, 15 rastet e para

Taxhikistani i është shtuar qyteteve të hartës botërore të koronavirusit, duke raportuar 15 rastet e para ditën e sotme.

16:25
Hashim Thaçi dekreton Avdullah Hotin për kryeministër

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër kandidatin e LDK-së, Avdullah Hotin.

16:21
Detajet nga aksidenti në Korçë/ Fëmija në gjendje të rëndë, drejtuesi i mjetit punonjës policie

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në urën e Bulgarecit.

16:21
Donte të bënte selfi, bie nga shkëmbi dhe ndërron jetë 31-vjeçarja

Një 31-vjeçare ka rrëshkitur dhe ka rënë për vdekje nga një shkëmb 40 metra i lartë, teksa pozonte për një foto në një rezort në Turqi.

16:17
Penelope Cruz zbulon përse shkon në festa vetëm 2 herë në vit

Në një intervistë të dhënë për revistën “Red” aktorja e famshme Penelope Cruz tregoi se përse nuk është parë apo fotografuar ndonjëherë nëpër festat e mëdha të ceremonive të ndryshme apo diku jasht me miqtë.

16:04
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas fëmijën 12-vjeçar

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pak minuta më parë në aksin nacional Korçë-Pogradec, në urën e Bulgarecit.

15:50
Frika nga COVID-19 shkakton trazira në një burg në Sierra Leone, 7 të vdekur

Së paku 7 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur gjatë një rebelimi në një burg në kryeqytetin e Sierra Leones, Freetown.

15:42
Befason Rakitic: Dua që të zbresim në fushë, edhe me riskun se mund të infektohem

Qeveritë ligat dhe federatat e vendeve të ndryshme të botës po diskutojnë çdo ditë për të parë mundësitë e rinisjes së kampionateve të futbollit ose të ndërprerjes fare të tyre, siç është vendosur tashmë në disa vende, ndërsa ka edhe shumë futbollistë që shtyjnë për të rifilluar sa më shpejt.

15:35
“Gangs of London”/ Mafia shqiptare pjesë e saj, aktori tregon detajet

Në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Nebal Basani.

15:31
Nuk përfituan pagë lufte/ Një pjesë e biznesit të vogël në Ballsh pa asnjë ndihmë

Pak ditë pas hapjes se biznesit të vogël, një pjesë e tregtarëve në Ballsh thonë se nuk kanë përfituar pagën e luftës.

15:24
Pandemia/ Inspektori i përgjithshëm: Protokolli i kuq për fasoneritë duhet të qëndrojë në fuqi

Inspektori i përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari, deklaroi për Top Channel se protokolli i kuq duhet të qëndrojë në fuqi ne fasoneri.

15:23
Kërkesa e pazakontë: Sfidoj kryeministrin në ndeshje basketbolli, nëse fitoj të më bëjë këshilltar

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live” ishte Genard Hajdini.

15:19
“Behgjet Pacolli s’ka hyrë në Kosovë”/ Këshilltari i kreut të AKR: Sveçla bën shantazh me arrestimin…

Kryetari i AKR-së njëherësh deputeti, Behgjet Pacolli përmes një postimi në facebook ka treguar se gjendet në Tiranë, duke hedhur poshtë pretendimet e ushtruesit të detyrës të Ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla se ka hyrë në Kosovë me veturën e Presidentit.

15:16
Kush do të ketë liridalje këtë fundjavë? Rama publikon fashat e orareve, këto janë grupet e privilegjuara

Përmes një postimi në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka dhënë një njoftim të rëndësishëm sa i takon liridaljes gjatë kësaj fundjave.

15:11
Hotele karantinë edhe në Shëngjin/ Rreth 300 të riatdhesuar në izolim të detyruar 14 ditor

Ky është resorti ne te cilin ka nisur akomodimi i personave te cilët do te kryejnë periudhën e karantinimit.

15:09
Genard Hajdini: Vaksina e tuberkulozit ka ndihmuar në luftën ndaj COVID-19

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar Genard Hajdini.

15:03
Diplomuesit në auditore në qershor/ Shahini: Provimet në korrik dhe gusht

Kthimi i studentëve ne auditore është ndarë ne 4 periudha për përsëritjen e leksioneve seminareve apo punëve laboratike si dhe zhvillimit të sezonit të provimeve për të shmangur kështu vendgrumbullimet.

15:02
Rusi, rritet në mbi 1.000 numri i të vdekurve nga COVID-19

Një rekord tjetër i lartë i rasteve të reja me koronavirus (COVID-19) ka arritur numrin e përgjithshëm në Rusi në 105.000 ndërsa numri i vdekjeve ka kaluar shifrën 1.000, njoftuan autoritetet ruse.

15:00
“Ka braktisur mijëra familje”/ Gjata: Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat

Në një deklaratë për shtyp, sekretari për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata tha se Edi Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat dhe se koncesioni korruptiv privatizon sovranitetin shtetëror, cenon sigurinë kombëtare, dobëson luftën kundër drogës dhe trafiqeve.

14:52
Vendimet e Shahinit për Arsimin e Lartë/ Reagon Unioni i Këshillave Studentorë, kanë dy kërkesa

Ministrja e Arsimit Besa Shahini bëri me dije sot vendimet e marra për Arsimin e Lartë dhe mënyrën se si do veprohet.

14:49
Covid-19 në Gjermani/ Mbajtje e maskës ose gjobë 150 euro!

Lehtësimi i masave të izolimit në Gjermani është shoqëruar me detyrimin e mbajtjes së maskave në shumë vende publike, sidomos nëpër dyqane e në qarkullimin urban.

14:34
“Pas ditës së tretë u intubua”/ Nora Malaj në zi, flet për humbjen e madhe në këtë kohë pandemie

Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte e ftuar ish-deputetja Nora Malaj.

14:21
“Duam pagën e luftës”/ Tregtarët e Beratit, protestë përpara bashkisë

Tregtarët e tregut industrial protestuan ditën e sotme përpara bashkisë Berat.

14:19
Rimëkëmbja ekonomike nga pandemia Covid-19, Kosova vonon paketën

Kosova duhet të aprovojë sa më shpejt paketën për rimëkëmbjen ekonomike, që mund të jetë disa qindra milionë euro, për të zvogëluar dëmet nga pandemia COVID-19, thonë ekonomistë vendas.

14:19
Kosovë/ Arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe Nismës, Limaj: Marrim postin e zv.kryeministrit dhe dy ministri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate.

14:12
Ia dolën! Dy gra 94-vjeçare fitojnë betejën ndaj COVID-19 në Turqi

Dy gra turke 94-vjeçare u shëruan me sukses pasi kontraktuan koronavirusin vdekjeprurës (COVID-19), i cili ka marrë qindra mijëra jetë në të gjithë botën.

14:12
Maqedonia e Veriut, nga sot gjobë 20 euro kush nuk mban maskë!

Nga sot, në Maqedoninë e Veriut nis zbatimi i dekretit për mbajtjen e detyrueshme të maskës, shallit apo facoletës për të mbuluar gojën dhe hundën, si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

14:10
Pacolli i përgjigjet Kurtit nga Tirana: Ju kam pritur në shtëpi, nuk kam votuar për rrëzimin e qeverisë. Pse kjo egërsi?

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se është duke ndjekur me shqetësim zhvillimet rreth tij, siç i ka quajtur ai telenovela policore.

14:02
Studiuesit gjermanë bëjnë zbulimin befasues për tërmetet!

Parashikimi i kohës së saktë të një tërmeti të madh është praktikisht i pamundur. Por studiuesit kanë zbuluar tani vonë se disa muaj përpara tërmeteve katastrofike, ndodhin lëvizje të çuditshme të tokës.

13:59
Përfundon rikonstruksioni i shkollës “Ali Demi”, dezinfektohet për të qenë gati për nxënësit

Një nga shkollat emblematike të kryeqytetit, “Ali Demi”, ku mësojnë mbi një mijë nxënës të ciklit 9-vjeçar, është rikonstruktuar dhe është gati të mirëpresë nxënësit. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të kësaj shkolle, e cila është gati të presë maturantët, në rast se do të jetë e nevojshme, gjatë tre javëve që ata do të rikthehen në klasa për të përfunduar vitin shkollor.

13:47
Video/ Moment i sikletshëm për Kumbaron, i zbërthehet kopsa e këmishës në mes të parlamentit

Gjatë fjalës së saj në kuvend ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka patur një moment të sikletshëm, që është përpjekur ta mbulojë.

13:42
Fati i çeljes së negociatave, shtyhet për në qershor?

Zëdhënësja e Komisioneit të Zgjerimit të BE, Ana Pisonero i tha agjencisë së lajmeve MIA se Brukseli beson që korniza e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut mund të paraqitet në qershor.

13:39
OBSH: Po studiojmë lidhjen mes një sëmundje të rrallë inflamatore dhe Covid-19 te fëmijët

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetit po hetojnë një gjendje të rrallë inflamatore të quajtur sëmundja Kawasaki, që është shfaqur si një ndërlikim i mundshëm i infeksionit koronavirus te fëmijët e vegjël, u tha gjatë një konference për media të enjten.

13:31
Takohen online Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, Cakaj: BE krah nesh në këtë situatë

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

13:31
Kontrabandë mallrash farmaceutike në Kapshticë, pranga shoferit të kamionit. Policia jep detajet

Policia Kufitare Kapshticë ka goditur një rast të kontrabandës mallrash, ku gjatë kontrollit të ushtruar të mjetit tip kamion në kabinë, konstatuan një kuti me lloje të ndryshme medikamentesh farmaceutike të dyshuara si kontrabandë, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

13:25
COVID-19/ Alimadhi nga spitali: Isha në situatë jetë a vdekje, virusi të bllokon të gjitha organet

I ftuar në “Shqipëria Live” ishte deputeti Adriatik Alimadhi.

13:17
Mbi 5.500 viktima në Brazil nga Covid-19/ Habit Presidenti Bolsonaro: Edhe çfarë? …

Më shumë se 5000 qytetarë të Brazilit kanë humbur jetën si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shifër kjo që kalon edhe atë të Kinës, sipas statistikave zyrtare.

13:14
Kuvendi/ U miratuan falja e gjobave, ndryshimet në buxhet, inspektimi sanitar dhe marrëveshja e përbashket Shqipëri- BE për kundërmasat mjekësore

Kuvendi mbajti sot seancën e 3-të për COVID-19 ku ka miratuar 11 akte ligjore, disa prej tyre për koronavirusin.

13:11
“M’u duk si fjala e Grida Dumës”/ Balla i kundërpërgjigjet Ditmir Bushatit: Fjalim patetik

Pas fjalës së ish-ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili bëri thirrje në Kuvend që të mos votohet kontrata koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit reagoi kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

13:04
Foto/ Ja kush është terroristi nga Taxhikistani që u arrestua në Tiranë

Ky që shihni në foto është Komrom Zukhurov me origjinë nga Taxhikistani, 24 vjeçari që mbrëmjen e së mërkurës, u vu në pranga nga policia, në Bulevardin ‘Zogu i Parë’ në Tiranë.

12:55
Covid-19/ Lajm i mirë nga Spanja, shënohet numri më i ulët i vdekjeve në 6 javët e fundit

Numri më i ulët i vdekjeve të lidhura me koronavirusin në gjashtë javët e fundit është parë në Spanjë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 268 të vdekur.

12:41
Kohë karantine/ SPAK bën rezymenë: Është dërguar për gjykim ish- Prokurori i Përgjithshëm, si dhe tre raste korrupsioni të…

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në periudhën nga data 9 Mars 2020 deri me datë 30 Prill 2020 ka regjistruar 42 procedime penale nga të cilat janë përfunduar 37 procedime penale.