Pandemia i ndryshoi jetën/ 23-vjeçarja rrëfen se si COVID-19 e “inkurajoi” të humbiste në peshë (FOTO)

31/07/2020 20:03

Pandemia e koronavirusit u shoqërua me izolimin e pothuajse të gjithë vendeve në botë. Si pasojë, e gjithë rrjedha e jetës u paralizua dhe njerëzit, për të parandaluar zinxhirin e infektimit, u detyruan për të qëndruar në shtëpi.

Mesa duket këtë situatë e ka shfrytëzuar një 23-vjeçare britanike, e cila e ka parë si mundësinë më të mirë për të humbur peshë. Georgia Allen, ka thënë për mediat vendase se para pak kohësh ka qenë tepër e shëndoshë, e si rrjedhojë  gjatë studimit në gjimnaz, bashkëmoshatarët e kanë bullizuar.

Gerogia u shpreh se gjatë pandemisë mori vendimin për të ndjekur një dietë strikte dhe rezultati në trupin e saj ishte thjesht një mrekulli.

 

“Jam shumë krenare që arrita të fitoj një pamje të re. Nëse nuk do të ishte pandemia, ndoshta kurrë nuk do të humbja në peshë. Në fakt e gjitha nisi pasi pash një raport të publikuar nga Shëndeti Publik, në të cilën thuhej se personat mbipeshë kanë më shumë se tre herë më shumë shanse që të vdesin nga COVID-19. Ndoqa një dietë strikte, të pasur me vitamina dhe proteina. Jam tepër e lumtur që më në fund dhe unë kam arritur një pamje mjaft të kuruar”, u shpreh Gerogia.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel