Toka ka një mini-hënë të re që do t'i bëjë shoqëri deri në dhjetor. Bëhet fjalë për 2026 QQ8, një trup qiellor me diametër vetëm dy metra që u vu re për herë të parë në gusht, pasi hyri në orbitë rreth planetit tonë në prill. Zbulimi u njoftua nga Qendra e Planetëve të Vogël e Unionit Ndërkombëtar Astronomik. Këtij objekti hapësinor i duhen 359 ditë për të përfunduar një orbitë rreth Diellit: i afrohet Tokës afërsisht një herë në dhjetë vjet, por këtë herë erdhi aq afër sa u kap nga graviteti i planetit tonë.