Irlanda po organizon samitin e nëntë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Dublin, në atë që konsiderohet operacioni më i madh diplomatik në historinë e vendit. Kryeministri irlandez, Micheál Martin, mirëpriti mbi 50 liderë nga vende të BE-së dhe jashtë saj, mes tyre presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrin kanadez Mark Carney dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Samiti zhvillohet në kuadër të presidencës irlandeze të BE-së dhe shoqërohet me masa të jashtëzakonshme sigurie, kufizime të trafikut dhe angazhimin e më shumë se 15 mijë turneve 12-orëshe të policisë brenda 72 orëve. Masat janë forcuar edhe pas kërcënimeve dhe alarmeve për bomba ndaj disa mediave irlandeze dhe kompanive ajrore. Ekzistojnë dyshime se këto incidente mund të jenë pjesë e luftës hibride të Rusisë kundër vendeve evropiane që mbështesin Ukrainën. Por presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi kujdes, përpara se gishti i fajtit të drejtohet ndaj dikujt në vecanti.