3 viktima dhe 79 raste të reja/ 115 pacientë në spital, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar

31/07/2020 19:49

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 3 viktima, ndërsa ministria e shëndetësisë konfirmoi 79 raste të reja.

“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar. “

Tirana vijon që të ketë numrin më të madh të të infektuarve te rinj, ndërsa autoritet vijojnë të bëjnë thirrje për respektimin e masave anti-kovid.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimin e rregullave: Ruani distancën nga të tjerët të paktën 1.5 metër; Mbani maskë në ambiente të mbyllura dhe kudo ku nuk mund të ruani distancën. Ruani higjienën personale dhe kolektive.”

Top Channel