BE bllokon fondet për gjashtë qytetet që e shpallën veten ‘Zona pa LGBT’

31/07/2020 19:23

Bashkimi Evropian është kundërpërgjigjur sot duke bllokuar fondet e “binjakëzimit” për gjashtë qytete të Polonisë që së fundmi e shpallën veten “LGBT-Free.”

Duke njoftuar vendimin Komisioni Evropian tha se unioni mbron barazinë për të gjithë njerëzit.

“Vlerat dhe të drejtat themelore të BE duhet të respektohen nga vendet anëtare dhe autoritetet shtetërore”, tha komisionerja e BE për barazinë Helena Dalli, në një koment.

“Prandaj gjashtë qytetet e vllazëruara nga autoritetet në Poloni që u shpallën ‘Zona pa LGBTI’ apo miratuan rezolutat e  ‘të drejtës së familjes’ ne i refuzojmë,” shtoi ajo.

Qytezat kishin aplikuar në programin e binjakëzimit të BE, për të “garantuar marrdhënie paqësore” dhe “përforcuar miqësinë dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë” mes qytetarëve evropianë.

Programi evropian i binjakëzimit jep fonde deri në €25,000 për nisma të tilla.

Por zëdhënësi Adalbert Jahnz tha: “Gjashtë aplikimet janë refuzuar sepse përfaqësuesit nuk dhanë sigurinë e mjaftueshme se projekti përshtatet me tiparet dhe objektivat e tij të përgjithshme”.

Jahnz tha për CNN se “nuk kishte lirinë” për të identifikuar aplikimet e refuzuara: “Ne nuk i bëjmë publikë aplikantët të cilëve u refuzohen fondet e BE, që është edhe kjo pjesë e parimit të barazisë që dominon proceset tona”.

Top Channel