Ekskluzive/ Deputetja e PS-së Sara Mila paraqitet në SPAK, Prokuroria e Posaçme po e heton për korrupsion në zgjedhje 11/11 09:58
Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit Rama.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Presidenti shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama.
Postimi i plotë i Presidentit:
“Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Rama, për ndarjen nga jeta të nënës dhe gjyshes së tyre të dashur Aneta.
U prehtë në paqe!”.
Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.
Top Channel