Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Thaçi: Bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës

01/08/2020 10:32

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për humbjen e nënës.

Përmes një postimi në rrjete sociale Presidenti Thaçi shkruan:

“I dashur Edi, në këtë ditë të pikëllimit, por edhe të krenarisë, bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës Aneta. Ngushëllimet më të sinqerta në emër timin dhe të familjes. HTH”.

Top Channel