Përfshihet nga flakët mali i Torovicës, banorët të vetmit që po përpiqen të shuajnë zjarrin

31/07/2020 22:24

LEZHË- Zona e Torovicës dhe Balldrenit në Lezhë janë përfshirë nga flakët.

Të ndihmuara nga era e fortë dhe nga bimësia e dendur vatrat e zjarrit janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të madhe të pyllëzuar.

Ndërkohë ndërhyrja e zjarrfikësve është shumë e vështirë për shkak se terreni është i thyer.  Deri më tani të vetmit që kanë ndërhyrë me mjete rrethanore kanë qenë banorët e zonës.

Top Channel