Përfshihet nga flakët furgoni me të cilin po udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

31/07/2020 17:54

Ishin nisur për t’u argëtuar dhe për t’ia kaluar bukur mes miqsh, por udhëtimi i tyre mund të ishte kthyer në një tragjedi.

Ishin nisur për t’u argëtuar dhe për t’ia kaluar bukur mes miqsh, por udhëtimi i tyre mund të ishte kthyer në një tragjedi.
Furgoni me të cilin po udhëtonte Ermal Mamaqi, Inva Mula, Ethem Ramadani dhe Mirela Sula është përfshirë nga flakët këtë të premte.

Grupi ishte nisur për Tropojë dhe fatmirësisht dolën nga mjeti para se ai të shpërthente papritur në mes të rrugës.

Lajmin e ka bërë të ditur në fillim Mirela, e cila publikoi një video nga ngjarja në Instagram ku tregoi flakët dhe tymin e madh.

Një orë më vonë, ka ardhur edhe reagimi i Ermal Mamaqit, i cili konfirmoi incidentin dhe shtoi se të gjithë janë mirë.

Krahë videos së postuar në llogarinë e tij në rrjetin social nga vendngjarja, humoristi shkruan:
“Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur…Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni, jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin.”
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij shpërthimi.

Top Channel