Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër 21/10 22:58
Sot rinisën fluturimet nga Rusia për në Turqi, të cilat më herët ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në mëngjes u realizua fluturimi i parë nga Moska për në Stamboll, pasi pasagjerët, shumica shtetas rusë, arritën me Turkish Airlines në metropolin turk.
Disa nga pasagjerët për destinacion kishin qytetin e Antalyas për të bërë pushimet e tyre.
Vitin e kaluar, Turqia radhitej e para në listën e vendeve më të vizituara nga turistët rusë, pasi vendin e vizituan afro 7 milionë shtetas të Rusisë.
Fluturimet midis Turqisë dhe Rusisë u pezulluan në mars për shkak të koronavirusit.
Top Channel