Tiranë- Një aksident fatal i ka kushtuar jetën një 71-vjeçari në zonën e Institut Bujqësor.

Sipas policisë rreth orës 15:55, makina me drejtues  K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin  GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.07.2020, rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel