Nuk besonte tek koronavirusi por u infektua vetë me të/ Presidenti i Brazilit: Ende marr antibiotikë…

31/07/2020 19:14

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, në fillimet e pandemisë globale COVID-19, u tregua skeptik sa i takon ekzistencës së virusit.

 

Ai ndryshoi mendim për të vetëm kur u infektua vetë me koronavirus. Edhe pse disa ditë më parë, 65-vjeçari njoftoi në rrjete sociale se ka rezultuar negativ në testin e kryer për COVID-19, presidenti është shprehur se ende ndihet i lodhur dhe merr antibiotikë.

“Dje ndihesha pak i dobët, jam ende duke marrë antibiotikë”, ka thënë Bolsonaro.

Sakaq, së fundmi edhe gruaja e tij, Michelle, ka testuar pozitive me koronavirus, ndërsa nuk ka shfaqur simptoma të theksuara dhe gjendja e saj shëndetësore është mjaft e mirë.

 

Top Channel