Dy të vdekur e dhjetra të palgosur në përplasjen horror të trenit në Portugali

31/07/2020 20:51

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 57 janë plagosur sot në një aksident të shpejtësisë së lartë mes një treni pasagjerësh dhe një mjeti mirëmbajtjeje në Portugali.

Të paktën dy vagonë dolën nga shinat në aksidentin në rajonin qendror Coimbra të Portugalisë.

Kryebashkiaku Mario Nunes tha se viktimat ishin dy punonjës të mirëmbajtjes që po punonin në binarë kur u goditën nga treni.

Ndërsa nga të plagosurit në tren shtatë ishin në gjendje kritike, duke përfshirë dhe makinistin.

Dy ambulanca ajrore kishin ardhur në skenë për të ndihmuar me të plagosurit, ndërsa autoritetet thanë se më shumë se 150 vetë personel ndihme kishin ardhur në vendngjarje.

212 pasagjerë ishin në bordin e trenit të linjave Alfa Pendular, më i shpejti në vend.

Aksidenti ndodhi rreth ores lokale 3.30pm. Pamjet nga vendngjarja tregonin vagonët e dalë nga binarët dhe pasagjerët që dilnin nga treni i aksidentuar.

Presidenti portugez Marcelo Rebelo de Sousa dërgoi “ngushëllime të ndjera” për miqtë dhe familjet e viktimave.

FOTO GALERI
1/5
Të paktën dy vagonë dolën nga shinat në aksidentin në rajonin qendror Coimbra

Top Channel