Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një infermiere 43-vjeçare nga Argjentina, ka vdekur nga koronavirusi, pavarësisht faktit se 24 orë më parë mjekët e deklaruan atë të shëruar.
Marina Mariangeli ndërroi jetë pasi mori dritën jeshile për të dalë nga spitali, ku kishte qëndruar për 20 ditë. Ajo u shtrua pasi shfaqi simptoma të koronavirusit, si ethe dhe vështirësi në frymëmarrje.
Mediat spanjolle shkruajnë se javën e parë, ajo kishte qëndruar në intubim, ndërsa më pas gjendja e saj nisi të përmirësohej. Në testin e kryer nga mjekët 43-vjeçarja rezultoi negative.
Por pasi u zhvendos në shtëpi, problemet shëndetësore iu rishfaqën sërish dhe gjeti vdekjen gjatë rrugës për në spital.
Top Channel