Rriten infektimet me Covid-19 në Greqi, shpërthimi i rasteve ndodhi në disa dasma! Qeveria merr masa të reja

31/07/2020 19:07

Rritje e konsiderueshme e rasteve të të prekurve me koronavirus është regjistruar sot në Greqi sipas zv/ministrit të Mbrojtjes Civile që ka komunikuar masa të reja gjatë konferencës së shtypit pasditen e së premtes.

Tre persona kanë humbur jetën duke e çuar numrin e viktimave ne 206 ndërsa 78 janë të prekurit e rinj, prej të cilëve 24 në Athinë dhe 18 në Selanik. Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Greqi ka shkuar tashmë në 4477 persona. Shpërthimi i rasteve ka ardhur sidomos si rezultat i dy dasmave të zhvilluara në Selanik dhe në Serres të dielën e kaluar.

Dje në një prej spitaleve të Selanikut janë paraqitur me simptoma të covid-19 të të paktën 12 persona nga 300 dasmorët të cilët janë gjetur pozitive. Midis tyre dhëndri , nusja e disa familjare, ndërsa priten rezultatet e testeve të të gjithë të ftuarve.

Nisur nga kjo zv/ ministri Hardhalias ka deklaruar se prej të hënës nuk do të lejohen dasma me më shumë se 100 pjesëmarrës, do të jetë e detyrueshme maska në të gjitha ambientet e mbyllura, madje edhe ne kisha, përveç restoranteve. Ndalohen gjithashtu vizitat ne azilet e pleqve, ndalohen panaire popullore, ndalohen fluturimet nga Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri në datën 15 gusht.

Top Channel