Vietnami shënon vdekjen e parë nga koronavirusi, disa ditë pas evakuimit të 80,000 turistëve

31/07/2020 20:30

Shteti më i suksesshëm mbi pandeminë Vietnami, ka regjistruar sot vdekjen e parë të lidhur me pandeminë e koronavirusit, i cili ishte një 70 vjecar u infektua nga sëmundja në një spital.

Spitali në fjalë Da Nang ka qenë origjina e përhapjes së rreth 90 rasteve të reja javën e fundit, të cilat çuditërisht erdhën pas një periudhe 99-ditore me zero raste transmetimi brenda vendit.

Viktima nga Hoi An, po trajtohej në spital për një sëmundje veshkash, njoftonin mediat vendase. Zhvillimi vjen pasi autoritetet bënë evakuimin e 80,000 mijë shtetasve nga Da Nang, kryesisht turistë të brendshëm.

Da Nang është një rezort i njohur bregdetar, por prej shtimit të rasteve atje u krye evakuimi dhe vendi është vendosur në izolim prej të martës.
Një shifër ditore rekord prej 45 rastesh te reja u raportuan sot (e premte), të gjitha të lidhura me spitalin problematik.

Vietnami është përshkruar si një histori suksesi madhor në lidhje me Covid-19, për numrin e vogël të rasteve të raportuara për popullsinë prej 95 milionë.
Një pilot skocez 42-vjeçar Stephen Cameron, ishte njohur prej kohësh si pacienti më i sëmurë në Vietnam pas më shumë se 2 muajsh në ventilator frymëmarrjeje. Ai tashmë është shëruar dhe kthyer në Britani.

Top Channel