Do kalonte tranzit edhe në Durrës/ DEA amerikane dhe policia greke kapin 70 kg kokainë në një konteiner me banane nga Panamaja

31/07/2020 18:08

Policia greke në bashkëpunim me DEA-n amerikane dhe Forcat Speciale të rojës bregdetare, sekuestruan një sasi prej 70 kg kokaine e pastër.

Lënda narkotike ishte vendosur në 60 pako në një konteiner me banane që  ishte ngarkuar në Panama, me destinacion Durrësin, për tu transportuar më pas në Bosnje Hercegovinë. Konteineri ndodhej në port prej disa ditësh, në pritje për tu ringarkuar në anije me destinacion  portin e Durrësit.

Për gjetjen e sasisë,u përdorën qentë e trajnuar të anti drogës. Detaje do të jepen gjatë orëve në vazhdim.

Top Channel