Reforma në arsim/ India ndalon mësimin në gjuhën angleze në shkollat fillore

31/07/2020 19:42

Për herë të parë që prej pavarësisë së saj India nuk do të bëjë mësimin e shkollave fillore në gjuhën angleze, ka njoftuar qeveria, si pjesë e reformës së parë madhore në arsim.

Kabineti i kryeministrit Narendra Modi thotë se reforma e re i hap rrugë transformimeve në shkollat dhe në arsimin e lartë.

Prindër dhe mësues që folën për mediat, e vlerësuan masën, në të cilën përfshihet rritja më e madhe e shpenzimeve në arsim në rreth 6 përqind të GDP, dhe gjithashtu ka si qëllim të reduktojë presionin ndaj nxënësve për provimet e rëndësishme të lirimit në moshat 16 e 18 vjeç.

Shkollat e mesme në gjuhën angleze në Indi preferohen nga më të pasurit dhe rrjedhshmëria në anglisht konsiderohet si rritje e mundësive për arsim më të lartë.
Kryeministri Modi tha se politika e re do të “promovojë gjuhët indiane”, një lëvizje e mirëpritur nga baza nacionaliste e vendit.

Por plani nuk cilëson që gjuha vendase Hindi të jetë ajo e mësimit në shkolla. Hindi flitet nga rreth 43 përqind e indianëve, ndërsa zonat jugore e kanë kundërshtuar si një imponim të gjuhës së veriut.

Top Channel