Me 106 vota pro, u miratuan në parlament të enjten, ndryshimet Kushtetuese, të cilat i hapin rrugë implementimit të listave të hapura dhe ndryshimit të koalicioneve parazgjedhore. Mirëpo, këto ndryshime nuk janë çelësi i zgjidhjes sipas profesorit Përparim Kabo. Profesori ishte i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel dhe tha që sipas tij zgjidhja qëndron tek vota e emigrantëve, të cilët të gjithë bashkë janë jo pak.

Ai u shpreh pro përsa i përket implementimit të listave të hapura, duke e ilustruar me një shembull. “Si të votojë njeriu, për një njeri që nuk e dinë se për kë voton, por voton për kryetarin e partisë, po kryetaret e partisë mua ndoshta nuk më pëlqen fare, madje më krijon bezdi. Ndërsa personi konkret, nëse e njoh dhe ja di dosjen personale, më jep besueshmëri që ta votojë”, tha profesori.

 

 

Përparim Kabo: Me zgjedhje qoftë edhe kur pranohen çështjet pezull, nga e kaluara dhe të akumuluara në këto 30 vite nuk janë zgjidhur. Në këto kuptim unë do të thoja që, sido që të jenë zgjedhjet, këta faktorë politik që janë sot në lojë, këta njerëz që drejtojnë këto parti politike janë konsumuar. Ndaj çfarëdo që thonë nuk bind.

Denis Dyrnjaja: Si do ta rinovojmë politikën, përfaqësimin, konceptin se si t’i qasemi doktrinave të reja. Ndërkohë që vendimmarrjen politike e kanë pikërisht këta njerëz që ju flisni.

 

Përparim Kabo: Këta u provuan me sistemin ekzistues dhe prodhuan një parlament që u detyrua më pas që në mes të sesionit parlamentar të hartonte një ligj për dekriminalizmin. Pra kriminelët kishin shkuar në parlament, me aprovimin e kryetarit të partisë dhe forumeve partiake. Pra përse të mos besojmë drejtpërdrejt tek populli. Edhe Partia Demokratike ka dalë në bazë dhe 80% të propozimeve ja ka lënë bazës, ja ka lënë popullit. Çfarë të keqe ka këtu të bëhen me lista të hapura, unë s’e kuptoj këtë. Si të votoj njeriu, për një njeri që nuk e dinë se për kë voton, por voton për kryetarin e partisë, po kryetaret e partisë mua ndoshta nuk më pëlqen fare, madje më krijon bezdi. Ndërsa personi konkret, nëse e njoh dhe ja di dosjen personale, më jep besueshmëri që ta votojë. Ne kemi nevojë për të emancipuar edhe zgjedhësit, të cilët në dy llogore janë ndarë në dy partitë kryesore. Unë mendoj që shpëtimi do të vij nga mërgata, nga emigracioni, pjesëmarrja e tyre në zgjedhje, ata janë me shumicë. Vetëm ata mund ta ndryshojnë trendin e zhvillimit demokratik dhe zgjedhjet në Shqipëri.

Top Channel