Shuhet Aneta Rama/ Partizani, mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme

01/08/2020 11:38

Partizani shfaq hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit të vendit Edi Rama dhe Olsi Ramës që është në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit kryeqytetas.

Partizani, pas mësimit të këtij lajmi të hidhur doli me një komunikatë për shtyp të postuar në rrjetet sociale ku shprehte ngushëllimet për familjen Rama dhe të gjithë të afërmve te tyre për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.

Postimi i plotë:

“NGUSHËLLIM

Me keqardhje të thellë njoftojmë sot se është ndarë nga jeta Znj. Aneta Rama, e ëma e Drejtorit të Përgjithshëm të FK Partizani Olsi Rama.
Klubi Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Rama dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe dhe të pazëvendësueshme.”

Aneta Rama ndërroi jetë në moshën 82 vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej kohësh.

Top Channel