Greqi/ Nuk kishte para për ta varrosur, gruaja mbante nënën e vdekur në dollap prej tre javësh

31/07/2020 20:50

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kallithea të Greqisë. Raportohet se një grua 58-vjeçare, që prej 7 korrikut, mbante në dollap të mbështjellë me najlon trupin e pajetë të nënës së saj 92-vjeçare.

Rasti është zbuluar nga fqinjët, të cilët ishin ankuar së fundmi nga era e rëndë që qëndronte në ajër. Megjithatë 58-vjeçarja pretendonte se era e rëndë vinte si pasojë e një maceje, pretendim i cili nuk u duk shumë i besueshëm nga autoritetet.

Në polici, gruaja ka treguar se e mbante trupin e nënës në dollap, pasi nuk kishte para për ta varrosur. Ndërkohë thuhet se gjendja psikologjike e 58-vjeçares është tepër e rënduar, e për këtë arsye prokuroria ka vendosur që ajo të shtrohet disa ditë në një klinikë psikiatrike.

Top Channel