SHBA, një marins i vdekur e tetë të humbur në misionin stërvitor me mjete amfibe

31/07/2020 17:07
Stervitja po kryhej në brigjet jugore të Kalifornisë.

Forcat e Ekspeditave Detare të SHBA raportuan një aksident të rëndë gjatë një misioni stërvitor me mjete amfibe sulmi në brigjet jugore të Kalifornisë.

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim.

Të paktën një marins ka vdekur dhe tetë janë të humbur. Dy marinsa u plagosën, ndërsa forcat e rojës bregdetare po ndihmojnë në përpjekjet e shpetimit.

Ushtria nuk ka sqaruar ende çfarë ka shkuar keq, por incidenti përfshin forcat e bazës së Cape Pendleton që po stërviteshin pranë ishullit San Clemente në brigjet e Kalifornisë.

Kolonel Christopher Bronzi tha: “Ne jemi të trishtuar nga ky incident. Ju kërkoj marinarëve dhe familjarëve të lutem, teksa ne vazhdojmë operacionet e kërkimit”.

FOTO GALERI
1/3
Tetë marinsa janë te humbur pas incidentit gjatë një misioni stërvitor me mjete amfibe sulmi

Top Channel