Estonia bllokadë Rusisë, mbyll kufirin më 1 dhjetor, familjet nxitojnë të takojnë të afërmit
Një tërmet me magnitudë 6.7 ka goditur Perunë qendrore mbrëmjen e së premtes, duke plagosur të paktën 15 persona dhe duke shkaktuar dëme në dhjetëra banesa.
Lëkundjet janë ndjerë në disa zona të vendit, përfshirë kryeqytetin Lima, ku banorët kanë dalë në rrugë nga frika e pasgoditjeve.
Sipas Institutit Kombëtar të Mbrojtjes Civile të Perusë (INDECI), 11 persona u plagosën në rajonin e Junín, ndërsa katër të tjerë në Huánuco, Lima, Callao dhe Pasco.
Tërmeti u regjistrua më 20 nëntor, në orën 19:09 sipas kohës lokale, me epiqendër rreth 30 kilometra në veriperëndim të qytetit Junín dhe në një thellësi prej 129 kilometrash, sipas Institutit Gjeofizik Peruan (IGP).
SON DAKİKA ⚠️ 👇 🤲
🇵🇪 Geçmiş olsun Peru!Dün Las Vegas ve Kaliforniya, bugün Peru’da 6.7 büyüklüğündeki #Deprem anında halkın verdiği tepkiler kameralara böyle yansıdı. Korku ve panik dolu anlar!
Dünyanın dört bir yanında #Earthquake kaos PANİK neler oluyor @grok? 🌍 https://t.co/dfVpD1z5Rk
— 📻 RaDYo KaNKa (@ReiS_TuRCo) November 21, 2026
Nga të dhënat paraprake të autoriteteve, 127 banesa janë prekur nga lëkundjet, ndërsa katër prej tyre janë shpallur të pabanueshme. Dëmet më të shumta janë raportuar në rajonet Junín dhe Pasco.
Tërmeti shkaktoi panik edhe në kryeqytetin Lima, ku banorët dolën në rrugë dhe disa ndërtesa u evakuuan si masë paraprake.
Sipas raportimeve, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa zona të Kolumbisë, përfshirë kryeqytetin Bogota, ku janë aktivizuar alarmet në ndërtesa dhe qytetarët kanë dalë jashtë tyre.
#Temblor
Perú, video muestra como fue el fuerte temblor de 6.7 con epicentro en Junín que sacudió Lima y toda la región centro del país, algunos moradores salieron a las calles temiendo una réplica. https://t.co/tUkHM2FnCD— We News (@wenewsec) November 21, 2026
Ndërkohë, Instituti Gjeofizik Peruan raportoi edhe dy lëkundje të tjera në rajonin Junín, përkatësisht me magnitudë 5.0 dhe 3.5. Autoritetet amerikane të monitorimit të cunamit kanë bërë të ditur se nuk ekziston rrezik për cunam pas tërmetit.
Top Channel