Incident pas Asamblesë së Partisë Socialiste së Tiranës, Rama përshëndet me dorë studentët protestues

21/11/2026 13:23

Siç ishte paralajmëruar, studentët janë mbledhur këtë të shtunë për të protestuar. Një grup është mbledhur pranë te Akademia e Arteve, aty ku u mbajt Asambleja e Partisë Socialiste e Tiranës.

Në momentin që kryeministri Edi Rama ka dalë nga Asambleja, protestuesit kanë nisur që të thërrasin:

“Poshtë diktatura. Qeveri e krimit”.

Kreu i qeverisë u buzëqeshi, i përshëndeti dhe u tha “hajdeni” duke i ftuar në dialog.

Ndërkohë ditën e djeshme, kryeministri Rama ka takuar një grup studentësh, të cilët sipas tij, janë ata që duan të protestojnë paqësisht dhe jo me gurë.

Madje sot, Rama postoi edhe një video nga ky takim, ku u shpreh se kanë rënë dakord që për momentin të mos publikojnë debatin, po vetëm pamjet.

Top Channel