Britanikes, ish-nuse e luftëtarit të ISIS, i refuzohet hyrja në vend

31/07/2020 17:34

Qeveria britanike tha sot se ka fituar të drejtën të ndalojë apelin Shamima Begum kundër heqjes së qytetarisë britanike, pasi ishte larguar nga vendi pesë vjet më parë për t’u bashkuar me grupin ISIS, kur ishte 15 vjeçe.

Autoritetet i hoqën qytetarinë britanike Begum vitin që shkoi, kur ajo ishte nëntë muajshe shtatzënë në një kamp refugjatësh në Siri.

Ajo paditi më tej ministrinë e brendshme britanike duke argumentuar se vendimi e linte pa shtetësi dhe të ekspozuar ndaj vdekjes apo trajtimeve çnjerëzore e degraduese.

Një fillim të muajit një gjykatës vendosi se ajo nuk ishte trajtuar me drejtësi dhe kërkoi që ajo të kthehej në Britani për një seancë të re apeli.

Përfaqësuesi i ministrisë britanike Sir James Eadie tha se çështja ishte më e gjerë se rasti individual, dhe lidhej me parimet që duhet të ndiqen kur dikush shkon jashtë shtetit për t’u bashkuar me grupet terroriste.

Begum, tashmë 20 vjeçe, është një nga tre adoleshentet nga shkolla e Bethnal Green në Londër që braktisën familjet e tyre në 2015 për t’u bashkuar me ISIS. Asokohe britaniket Kadiza Sultana, 15 vjeçe, dhe Amira Abase, 16, bashkë me Begum fluturuan nga Londra drejt Turqisë për të arritur më pas në Raka të Sirisë.

Begum thotë se u martua me holandezin e konvertuar Yago Riedijk, 10 ditë pas mbërritjes në territorin e ISIS, ashtu si dhe dy shoqet e saj të shkollës që u martuan me luftëtarë të huaj. Në shkurt ajo tha se u largua nga Raka në janar 2017 me bashkëshortin e saj por fëmijët e saj, vajza një vjeçare dhe djali tre muajsh, i kishin vdekur.

FOTO GALERI
1/3
Shamima Begum la Britaninë per t’u bashkuar me ISIS kur ishte 15 vjece

Top Channel