Është ndarë nga jeta doktoresha në QSUT, kirurgia Albana Çela. Lajmin e kanë bërë me dije nëpërmjet një postimi në Facebook Shoqata e Infermierëve ku i kanë bërë edhe një dedikim prekës.

Në këtë mesazh shkruhet se lufta me sëmundjen e bëri të mos shikojë shumë gjëra në tokë, por nuk e pengoi të lërë kujtime të bukura për të gjithë ata që e njohin.

Mesazhi i plotë nga Shoqata e Infermierëve: 

“Lufta me sëmundjen të bëri të mos shikosh shumë gjëra mbi tokë por nuk të pengoi te lesh kujtime të bukura per te gjithe ne që njohim. Një humbje e madhe për studentet, kolegët, familjarët e mbi te gjithë për dy vajzat e vogla të mitura që ishin forca jote më e madhe. Lamtumirë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel