​Ibrahimoviç mbetet në Milano, kjo është paga e tij

31/07/2020 18:43

Futbollisti më i mirë i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, do të qëndrojë në “San Siro” edhe sezonin e ardhshëm, shkruan Gazeta delo Sport.

Siç thuhet, Ibrahimoviç arriti një marrëveshje me menaxhmentin e klubit dhe do të nënshkruajë një kontratë të re me vlerë katër milionë euro.

Vendimi i sulmuesit 38-vjeçar për të qëndruar u ndikua edhe nga fakti që Stefano Pioli është ende trajner, pasi Ibrahimoviç nuk ka fshehur se nuk i pëlqen ideja e skuadrës që po merrte përsipër gjermanin Ralph Ragnik.

Golgeteri suedez veshi fanellën e Milanit për herë të dytë në karrierën e tij në janar dhe pas “rifillimit” të sezonit ai luajti shkëlqyeshëm, duke shënuar gjithsej nëntë gola dhe kontribuoi në kualifikimin në Ligën Evropa.

Synimi për sezonin e ardhshëm, pa dyshim, do të jetë kthimi i kampionit të shtatëfishtë evropian në Ligën e Kampionëve.

Top Channel