Bashkia e Tiranës shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në ditën e Kurban Bajramit

31/07/2020 21:37

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë pako ushqimore për besimtarëve myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Ekipet e bashkisë ishin në terren duke u dërguar pakot në derën e shtëpisë familjeve në nevojë, për t’i ndihmuar si gjithmonë që edhe ato të shijojnë festën ashtu siç i ka hije. Gjithashtu në këtë mënyrë duke u uruar atyre Gëzuar Kurban Bajramin.

Bashkia e Tiranës i ka në qendër të vëmendjes familjet në nevojë dhe gjithmonë u gjendet pranë në çdo moment, qoftë vështirësie apo feste.

Top Channel