E premte, 28 Gusht 2020
13:32
Tetë apo pesë? Gafë me listën e notave te Fakulteti i Ekonomisë: Në vend që të më jepnin një tjetër të saktë…

Një listë notash e marrë në Fakultetin e Ekonomisë rezulton tërësisht e pavlefshme.

13:31
Zgjerimi i Greqisë në Jon, Rama: Deklarata e Mitsotakis nuk ka lidhje me ne, Meta të mos bëjë ‘rafting’ me Kushtetutën

Në një prononcim nga Viena, kryeministri Edi Rama edhe një herë u është përgjigjur zërave kundër për zgjerimin me 12 milje në det të Greqisë.

13:09
Sherr për pastrimin e një ure/ Babë e birë shpallen në kërkim pas rrahën administratorin në Lazarat

I. B. dhe R. B. (babe dhe bir) janë shpallur në kërkim nga policia e Gjirokastrës për shkak se kanë goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit M.B, Administrator i Njësisë Administrative Lazarat, pas një debati për pastrimin e urës në Lazarat.

13:08
Uragani Laura, shkatërrim dhe frikë në Luiziana!

Uragani Laura, më i fuqishmi që ka goditur SHBA-në këtë vit, është zhvendosur nëpër Luiziana duke udhëtuar më në veri, pasi kërcënoi me një stuhi të papërballueshme bregun.

13:05
Tentoi ta qëllojë me thikë, arrestohet 55-vjeçari në Gjirokastër

Gjirokastër- Një 55-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet se ka tentuar që të godasë me thikë një person.

13:02
Limaj fton shqiptarët në Mal të Zi që t’i mbështesin fuqishëm partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar shqiptarët në Mal të Zi që të mbështesin fuqishëm partitë shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit!

12:56
SHBA ndjek nëndetësen ruse/ U shfaq në afërsi të Alaskës një ditë më parë

Komanda Veriore e SHBA-së dhe Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (NORAD) po monitorojnë nga afër një nëndetëse ruse që u shfaq në afërsi të Alaskës më 27 gusht.

12:49
Refuzohet vrasësi i John Lennon-it/ Për të 11-ën herë nuk i jepet liria me kusht

Më 9 tetor mbushen 80 vite nga lindja e John Lennon-it, ndërsa më 8 dhjetor, 40 nga vdekja e tij.

12:44
Pandemia përkeqësoi emigracionin! Skena tronditëse në brigjet e kontinentit të vjetër

Në një vit tragjedish, brigjet e Evropës po shohin disa nga skenat më shokuese; trupa që dalin në breg ndërkohë që familje të dëshpëruara ndërmarrin udhëtime të rrezikshme në kërkim të një strehe të sigurt. 

12:43
Përcaktohet kalendari i Superiores/ Fat i keq? Thyhet vazoja e shortit (foto)

Është përcaktuar paraditen e sotme kalendari i këtij sezoni në Kategorinë Superiore. Që javën e parë do të kemi një ndeshje të fortë mes Tiranës dhe Kukësit.

12:32
Turizëm edhe në lumë/ Banorët kërkojnë ta shndërrojnë në destinacion Urën e Bratit

Në Vlorë nuk ka vetëm det, por edhe lumë.

12:25
Laçi, nën pushtetin e inerteve/ Qyteti ku nuk po fshihen gjurmët e tërmetit

Kjo është ajo çfarë ka mbetur në lagjen numër katër të qytetit të Laçit, pas shembjes së pallateve që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit.

12:17
Gjobitet një tjetër pronar restoranti në Shkodër, organizoi dasmë në kohë pandemie

Vau i Dejës/Shkodër – Pronari i një restoranti është ndëshkuar me 3.000.000 lekë gjobë për shkak se në ambientin e restorantit të tij ishte organizuar një ceremoni festive në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.

12:15
Koronavirusi, studimi britanik: Rreziku në shkolla është minimal

Për fëmijët dhe adoleshentët, rreziku i infektimit nga koronavirusi në shkollë është i rrallë dhe ai i vdekjes, pafundësisht i rrallë.

12:08
Berat, pa masa mbrojtjeje në punë/ Rrëzimi për vdekje i punonjësit të Drejtorisë së Bujqësisë, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar, me detyrë inxhinier pyjesh ka rënë në prangat e policisë në Berat.

11:57
Rrahu shoqen pasi e tradhtoi me ‘Nojën’, lirohet nga qelia Rita Gjoni

Detyrim paraqitjeje ka dhënë Gjykata e Shkodrës për Margarita Gjonin, 30-vjeçaren e arrestuar nga policia pas shfaqjes së videove në rrjetet sociale, ku ajo dhunonte e filmonte një 22-vjeçare.

11:57
Fibank Albania – Vijueshmëri e rezultateve pozitive financiare edhe për gjysmën e parë të vitit 2020

Rezultatet pozitive të Fibank Albania vijojnë edhe gjatë gjysmës së parë të vitit 2020. Sipas të dhënave të sistemit bankar për 6 mujorin e parë të vitit 2020, treguesit e ecurisë së bankës kanë ndjekur trendin pozitiv të viteve të fundit.

11:52
Aksidentoi 7-vjeçaren, arrestohet shoferi në Himarë

Një 49-vjeçar me inicialet A. Xh. është vënë në prangat e uniformave blu, pasi ditën e djeshme duke drejtuar makinën tip “Toyota” aksidentoi në aksin rrugor Himarë-Potam një fëmijë 7-vjeçe.

11:48
Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së viziton spitalin Covid 2, pyet për menaxhimin e rasteve klinike

Drejtoresha për Shqipërinë e OBSh-së,  Bettina Menne vizitoi të mërkurën Spitalin COVID2 – Spitali Universitar Shefqet Ndroqi Sanatorium -në Tiranë dhe pati një diskutim të thelluar me drejtorin e këtij spitali, Prof. Dr. Perlat Kapisyzi.

11:46
Francë, koronavirusi/ 6111 raste të reja në 24 orë!

Mbajtja e maskës në publik është bërë e detyrueshme në të gjithë Parisin dhe disa zona të tjera përreth në mesin e rritjes së rasteve të koronavirusit në Francë.

11:41
Rrahu me sende të forta bashkëmoshataren pas një sherri, arrestohet 48-vjeçarja në Himarë

Himarë- Një 48-vjeçare është vënë në prangat e policisë së shtetit në fshatin Nivicë, Himarë, pasi dy ditë më parë si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta shtetasen L.Gj., e cila ndodhet e shtruar në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën

11:37
Shoferi i autobusit humbi jetën/ Dënohet me 7 vite burg shqiptari që shkaktoi aksidentin në Angli

Shqiptari Dorjan Cera, është dënuar me 7 vite e 8 muaj  heqje lirie në Londër për shkak se akuzohet për vrasjen e një shoferi autobusi dhe plagosjen e 14 pasagjerëve.

11:37
Rritja e infektimeve, Gjermania merr masa të reja

Stadiumet në Gjermani do të mbeten të zbrazura për pjesën e parë të sezonit, ndërsa kancelarja Angela Merkel zgjati ndalimin e tubimeve të mëdha deri më 31 dhjetor.

11:32
Nëse fiton Biden… Trump: Do shkatërrojë Amerikën!

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar se sfidanti i tij demokrat, Joe Biden do të shkatërrojë ëndrrën amerikane nëse fiton zgjedhjet në nëntor.

11:22
Burime diplomatike greke: Ja çfarë domethënie ka zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë në detin Jon

Burime diplomatike greke sqarojnë sot se çfarë domethënie ka zgjerimi i ujërave territoriale të Greqisë në detin Jon nga 6 në 12 milje detare .

11:20
Fshehur brenda çantave/ Sekuestrohen rreth 42 mijë paund në Rinas, nën hetim dy gra

Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 41.850 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

11:06
3 herë gjobë nga 1 milion lekë! Dasmë në kohë pandemie, ndëshkohen 2 pronarë lokalesh në Krujë

Pronari i një lokali është proceduar penalisht në Krujë për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi ishte ndëshkuar me masë administrative 3 herë nga shërbimet e Policisë Krujë dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, por gjatë kontrollit u konstatua përsëri duke ushtruar aktivitet në lokalin që kishte në pronësi.

10:52
Kosovë/ Maturantët i nënshtrohen nesër provimit të maturës, MASH dhe Komunat: Gjithçka gati

Nesër mbi 26 mijë maturantë kosovarë do t’i nënshtrohen Testit të Maturës, e përgatitjet që ky testim të zhvillohet tashmë i kanë bërë edhe Komunat e Kosovës dhe Ministria e Arsimit.

10:45
Lekë, piktura me vlerë dhe pajisje shtëpiake/ Arrestohet “tmerri” i Korçës, i dyshuar për 17 vjedhje në shtëpi e lokale

Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë, si autor i dyshuar për 17 vjedhje të ndodhura në qytet.

10:36
58 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 15 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 58 pacientë të infektuar me COVID-19.

10:31
Izraeli godet pozicionet e Hamasit në Gaza

Ushtria izraelite bëri të ditur se avionët e saj luftarakë dhe tanket shënjestruan pozicionet e Hamasit herët mëngjesin e sotëm në Rripin e bllokuar të Gazës.

10:27
Kriza në Bjellorusi, Rama para Këshillit të Përhershëm të OSBE: Tre gjëra që duhet t’i kemi të qarta

Përpara anëtarëve të Këshillit Special të OSBE-së, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në rolin e kreut të OSBE-së ka thënë vijon që të jetë i gatshëm për të lehtësuar komunikimin mesa palëve në Bjellorusi për zgjidhjen e konfliktit.

10:21
Koronavirusi/ Si është situata në Afrikë?

Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.225.249 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19).

10:17
Kriza në Bjellorusi/ Këshilli Special, Rama mbërrin në zyrat e OSBE-së

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në zyrat e OSBE-së për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të përhershëm të OSBE-së.

10:09
Cakaj telefonon politikanët shqiptarë në Mal të Zi: Dalje masive dhe mbështetje e Listës Shqiptare

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar sot një bisedë me krerët e Listës Shqiptare në Mal të Zi.

10:02
Edi Rama uron Behgjet Pacollin për ditëlindje: “Luli i vocërr” i Marecit

Behgjet Pacolli sot feston ditëlindjen e 69-të, për çka është uruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

10:01
Kurbin/ Kapen me kubikë kanabisi, arrestohen 4 persona! Mes tyre një i minoren

Kurbin-  Policia e Kurbinit ka vënë në pranga 4 shtetas, si autor të dyshuar të tentativës për kultivim të kanabisit. Në kuadër të operacionit të koduar “Kufiri” u arrestuan shtetasit Z. Gj., 59 vjeç dhe Gj. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, B. U., 17 vjeç, banues në Krujë dhe E. M., 51 vjeç, banues në Milot, Kurbin.

09:51
Përshkallëzohen tensionet me SHBA/ Kina qëllon me katër raketa një rajon në Detin e Kinës së Jugut

Pekini qëlloi me raketa në ujërat e debatuara në Detin e Kinës së Jugut, duke përshkallëzuar tensionet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, mes sanksioneve amerikane që synojnë ndëshkimin e kompanive që ndihmuan në forcimin e militarizmit të vazhdueshëm të Kinës në rajon.

09:31
Përndiqte një 28-vjeçare, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Fier- Një 46-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”.

09:17
Gjirokastër/ Vodhi pensionet, arrestohet ish-punonjës i Postës i shpallur në kërkim

Gjirokastër- Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës. I arrestuari është J. D., 48 vjeç, banues në Lunxhëri, Gjirokastër.

09:09
Pacolli: S’jam për zgjedhje në pandemi, herët të flasim edhe për postin e presidentit

Aleanca Kosova e Re (AKR) beson që Kosova duhet të punojë me aleatët e saj në procesin për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë që duhet të çojë në njohje të ndërsjellë. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe rreth kandidaturës së tij për president, por edhe për diskutimet e bëra nga partitë politike për këtë post.

09:06
3 mijë e 398 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 534 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 141 raste pozitive.

09:04
Probleme me shëndetin, kryeministri i Japonisë vendos të dorëhiqet

TOKYO – Kryeministri Shinzo Abe i Japonisë do të japë dorëheqjen për shkak të përkeqësimit të shëndetit , raportoi të Premten transmetuesi kombëtar i vendit, NHK.

08:57
DW: A ka ndonjë mjekim të ri për problemet e vjetra mes Kosovës e Serbisë ?

Raundi i fundit i bisedimeve Serbi-Kosovë tregoi, se procesi i normalizimit të marrëdhënieve do të ngecë përsëri. A kanë Brukseli dhe Uashingtoni ndonjë kurë të re për problemet e vjetra të Ballkanit?

08:53
Rama në Vjenë për krizën në Bjellorusi/ Misioni Amerikan në OSBE: E vlerësojmë për iniciativën! Lukashenko të pranojë ofertën

TIRANË- Misioni Amerikan në OSBE me anë të një reagimi zyrtar në Twitter ka vlerësuar iniciativën e Edi Ramës, në cilësinë e kreut të OSBE-së, për të ndërmjetësuar dialogun mes palëve politike për krizën në Bjellorusi.

08:39
Emrat/ Vrasje e Florian Lamçes në Elbasan, arrestohen edhe dy persona të tjerë

Elbasan – Shkon në 4 numri i të arrestuarve për vrasjen e Florian Lamçes në qytetin e Elbasanit. Sipas policisë së fundmi janë vënë në pranga dy persona për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

08:20
50€ gjobë për këdo që kapet pa maskë/ Gjermania vendos masa më të ashpra për të frenuar virusin Corona

Gjoba prej 50 eurosh për këdo që kapet pa maskë, ndalim i festave të mëdha publike deri vitin e ardhshëm. Gjermania shtrëngon masat për të frenuar virusin Corona.

07:40
Rama poston videon: Mirëmëngjes nga fshati mes të shkuarës e të ardhmes

Kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook ka postuar një video ku tregon zhvillimin e sektorit të bujqësisë gjatë qeverisë së rilindjes.

07:23
Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë pritet një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

07:19
Raporti/ 463 milionë nxënës nuk kanë qasje në shkollimin online, UNICEF: Urgjencë globale e arsimit

Shumë fëmijë nuk kishin mundësi të ndjeknin mësimin që në mars, muajin kur filloi mbyllja e shkollave prej koronavirusit.

07:00
Zyrtare/ Konkurrencë për Strakoshën, Pepe Reina firmos me Lazion

Lazio ka zyrtarizuar pasditen e sotme firmën me portierin e njohur spanjoll Pepe Reina, i cili do të transferohet te kryeqytetasit për të bërë zëvendësuesin e parë të Thomas Strakoshës.

06:46
Lëngu i brokolit/ Përfitimet direkte për shëndetin e gjithë organizmit

Brokoli është një perime që zakonisht serviret i kaurdisur ose i zjerë. Shtrydhja e tij është një praktikë shumë pak e përdorur. Megjithatë, lëngu i brokolit është një mënyrë e thjeshtë dhe e shpejtë për të shfrytëzuar vlerat shëndetësor të tij.

06:27
Lajthitë e njoma dhe të freskët/ Zbuloni pse duhen patjetër për organizmin

A e sillni ndërmend fëmijërinë dhe shijen e mrekullueshme të lajthive të njoma? Ju kujtohet teksa mundoheshit t’i zhvishnit nga gjethet dhe me gur t’i çanit për të marrë frutin magjik? Kujtimet mund të fashiten por shija e lajthive të njoma jo, ndonëse tani jemi më shumë të mësuar me shijen e lajthive të thata.

06:06
Keni probleme me peshën? Ja kur duhet të hani mëngjesin dhe darkën

Ushqyerja është një aspekt shumë i rëndësishëm i shëndetit të organizmit. Krahas saj, koha e ushqyerjes është po aq e rëndësishme, thonë ekspertët. Një studim i publikuar në revistën Nutritional Science, këshillon se ushqyerja në bazë të kohës mund t’ju vijë në ndihmë për të humbur kilogramët e tepërt.

05:48
Ja pse nuk duhet të pini kurrë ujë duke qëndruar në këmbë

Kur të kaplon etja, sytë të erren dhe nuk mendon dot për asgjë tjetër veçse momentin e shijimit të gllënkës së parë të ujit. Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hdiratimin e organizmit dhe mungesa e tij shkakton shumë probleme.

05:27
Biden kundër sugjerimit për të mos dalë në debat me Presidentin Trump

Kandidati demokrat për president, Joe Biden, po refuzon thirrjet për të mos marrë pjesë në një debat zyrtar me Presidentin Donald Trump. “Do të debatoj me të. Do të bëj verifikuesin e fakteve në skenë ndërsa do të jem duke debatuar me të”, tha zoti Biden të enjten gjatë një interviste për kanalin MSNBC. Ish-nënpresidenti shtoi se “mendoj se të gjithë e dinë se ky njeri ka tendencën pothuajse patologjike për të mos thënë të vërtetën”.

05:05
Presidenti Trump e përshkruan programin e rivalit Biden si “më të skajshmin” ndonjëherë

Presidenti amerikan Donald Trump ka në plan t’u thotë votuesve amerikanë të enjten në mbrëmje se rivali i tij demokrat, Joe Biden po mbështet propozimet “më të skajshme” ndonjëherë nga një kandidat i një partie kryesore, ndërsa udhëheqësi i Shteteve të Bashkuara pranon zyrtarisht emërimin republikan për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.

04:42
Dhjetëra protestues dhe gazetarë të arrestuar në Minsk

Policia bjelloruse ka arrestuar dhjetëra protestues dhe gazetarë që punojnë për media vendase dhe të huaja në kryeqytetin, Minsk. Protestat dhe grevat që kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale kanë hyrë në ditën e 19-të.

04:20
Lideri i opozitës ruse ende në gjendje të rëndë shëndetësore

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, i cili ndodhet në gjendje kome në një spital të Berlinit, pas asaj që aleatët e tij e përshkruajnë si një helmim, vazhdon të jetë në një gjendje të rëndë, tha zëdhënësja e tij, Kira Yarmysh të enjten.

03:58
Zjarrvënie dhe survejim gazetarëve investigativë në Ukrainë

Pamjet bardhë-e-zi nga kamerat e sigurisë tregojnë një person që ecën drejt makinës së ekipit të edicionit investigativ “Skemat”, pak momente përpara se makina të ndizet në flakë. Policia arrestoi të mërkurën dy të dyshuar në lidhje me zjarrvënien e 17 gushtit në Brovary, një qytet pranë kryeqytetit Kiev, si dhe po vazhdon hetimet, njoftoi në Twitter Ministri i Brendshëm Arsen Avakov.

03:35
Rusia fajëson ushtrinë amerikane për përplasjen e automjeteve ushtarake në Siri

Ushtria ruse fajësoi të enjten trupat amerikane për përplasjen e automjeteve ushtarake ruse dhe atyre amerikane në pjesën verilindore të Sirisë.

03:16
Polonia: Rusia të tërhiqet menjëherë nga planet për ndërhyrje ushtarake në Bjellorusi

Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se Kremlini ka krijuar një “forcë policore rezervë” për të mbështetur udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko, por shtoi se ajo do të dislokohej vetëm nëse trazirat dalin jashtë kontrollit, njoftoi agjensia e lajmeve “Interfax”. Komentet janë sinjali më i fortë që Kremlini ka dhënë deri tani se është i gatshëm të përdorë forcën në Bjellorusi nëse do të jetë e nevojshme. Bjellorusia është aleatja më e ngushtë e Rusisë mes shteteve ish-sovjetike.

02:54
Kuvendi Republikan fokusohet në çështjen e ligjit dhe rendit

Fushata për rizgjedhje e Presidentit amerikan Donald Trump e ka bërë “ligjin dhe rendin” temë qendrore të Kuvendit Kombëtar të Republikanëve këtë javë, duke përqendruar vëmendjen në incidentet e dhunës dhe vandalizmit që kanë shoqëruar protesta e gjera për drejtësi racore. Ndërsa mbështetësit e Presidentit Trump e shohin këtë si një kërcënim në rritje për sigurinë publike, kundërshtarët e tij thonë se ai po e politizon krizën.

02:33
Putin nuk e zgjat më, gati të cojë trupa në Bjellorusi!

Neutraliteti i Vlamir Putin nuk zgjati shumë. Shefi i Kremlinit deklaroi se është i gatshëm t`i sigurojë asistencë ushtarake apo ndihmë të çdo lloji tjeter liderit autoritar bjellorus, Aleksandër Lukashenko, edhe pse situata sipas tij, ende nuk e paraqet nevojën e një lëvizjeje të tillë.

02:12
Kryeministri i Francës: Virusi po fiton terren

Kryeministri i Francës, Jean Castex, rrefeu publikisht se koronavirusi është i përhapur në popullatë franceze katër herë më shumë se një muaj më parë. Castex u shpreh se 21 zona janë klasifikuar tashmë si “zona të kuqe” krahasuar me 19 që ishin një ditë më parë.

01:51
Frika e pandemisë, Gjermania rikthen masat

Kancelarja Angela Merkel dhe 16 liderët rajonalë ranë dakort të kufizojnë tubimet private dhe publike e të nisin gjobat. Kush gjendet pa maskë në dyqane dhe transportin publik, do të paguajë të paktën 50 euro, ndërsa do të ketë kufizime edhe për grumbullimet e vogla.

01:30
Tifozët kërkojnë “kokën” e Bartomeut, presidenti premton dorëheqjen, por me një kusht

Të tjera informacione vijnë nga Spanja në lidhje me të ardhmen e yllit argjentinas Lionel Messi, i cili dy ditë më parë i dërgoi klubit të Barcelonës një letër zyrtare, ku kërkonte aktivizimin e klauzolës që e lejon të prishë kontratën një vit para përfundimit të saj.

01:11
Berat/ Punëtori bie nga pema, vdes 46 vjeçari që po priste një pemë që rrezikonte banorët

Këto janë pamjet tragjike të rrëzimit nga pema të një punëtori të bashkisë Berat. 46-vjeçari, Shkëlqim Metkaj ashtu siç shihet në ekran ka qenë duke sharruar një peme e cila ishte disa vjeçare dhe rrezikonte të thyhej duke rrezikuar edhe kalimtarët.

00:48
Rama mbledh OSBE për Bjellorusinë, kryeministri i ka dërguar letër presidentit Lukashenko për ndërmjetësim

Për kryeministrin Rama, në Bjellorusi nuk bëhet fjalë për të negociuar krizë, por për krijimin e një mundësie komunikimi mes palëve. Në një intervistë dhënë në Vienë për gazetarin Muhamed Veliu, Rama u shpreh se, nuk bëhet fjalë për një punë individuale, por me një punë që lidhet me një organizatë të tërë dhe me një grup të madh njerëzish.

00:37
Mancini publikon listën, grumbullon 37 lojtarë për ndeshjet e shtatorit

Dhjetë muaj më parë kombëtarja italiane zbriste për herë të fundit në fushën e lojës dhe fitonte me rezultatin e thellë 9-1 ndaj Armenisë në Palermo, ndërsa tani Roberto Mancini ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e Nations Leagues, që do të zhvillohen në fillim të muajin shtator.

00:26
Merr fund “telenovela” Ibrahimoviç, sulmuesi rinovon dhe pret biletën për Milano

Merr fund “telenovela” Zlatan Ibrahimoviç, pasi sulmuesi 39-vjeçar është bindur të firmosë një kontratë të re me Milanin dhe tani do të jetë pjesë e kuqezinjve deri në fund të sezonit të ardhshëm.

00:09
Chelsea nuk ndalet në merkato, zyrtarizon firmën me mbrojtësin e talentuar francez

Chelsea ka fituar betejën me gjysmën e skuadrave europiane, për të transferuar mbrojtësin francez Malang Sarr dhe ka njoftuar pasditen e sotme se ka arritur të firmosë një kontratë 5-vjeçare me të.

E enjte, 27 Gusht 2020
23:54
Ti Raporton/ Qytetari denoncon: Lushnjë, të gjitha mbeturinat e qytetit dhe fshatrave hidhen në ‘lagjen 18 tetori’

Një qytetar nga Lushnja me anë të platformës “Ti Raporton” ka denoncuar problemin e mbetjeve urbane në qytetin e Lushnjës. Qytetari shpreh shqetësimin se të gjitha mbeturinat e qytetit dhe fshatrave hidhen gjatë natës në lagjen ’18 tetori’.

23:43
Vlera e organikës në klubet italiane, “Transfermarkt” rikthen Interin në krye pas 10 vitesh

Faqja e mirënjohur “transfermerkt” ka publikuar vlerën e skuadrave të kampionatit italian në fund të sezonit 2019-2020, ndërsa bie në sy rikthimi i Interit në krye, pas një mungese 10-vjeçare, që nga koha e Tripletës.

23:35
Që në momentin që kërkoi largimin Messi dhe “burofax” bëhen fjalët më të kërkuara në Google

E ardhmja e Lionel Messit ka bërë kurioz botën mbarë, që prej ditës kur ylli argjentinas doli hapur dhe kërkoi largimin nga Barcelona, nëpërmjet një letre ku i kërkonte klubit katalan aktivizimin e klauzolës që lejon prishjen e kontratës para kohe.

23:22
Gega flet pas ndeshjes: Kualifikim i merituar, por mund të përmirësohemi ende…

Skënder Gega e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën në pankinën e Kukësit, pasi në ndeshjen debutuese arriti të udhëheqë skuadrën drejt kualifikimit për në turin e dytë eliminator të Europa Leagues.

23:00
FOTO/ Kur kafshët marrin të gjithë vëmendjen…

Me zhvillimet teknologjike, kafshët mund të kthehen në protagonistë së bashku me njerëzit.

22:46
I mbijetuan Luftës së Dytë Botërore dhe koronavirusit/ Dy binjaket më të vjetra në Britani në prag të 100 vjetorit (FOTO)

Binjaket më të vjetra në Britani, do të festojnë 100 vjetorin ditën e nesërme.

22:46
(Video) Berat/ U rrëzua nga pema dhe humbi jetën, momenti tragjik kur 46-vjeçari bie nga lartësia

Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në momentin që ishte duke shkurtuar pemët që ndodhen në brigjet e Lumit Osum.  

22:30
Triumfojnë skuadrat shqiptare në Kupat e Europës/ Ka festë për futbollin shqiptar

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, 4 skuadra mbijetojnë në kupat europiane pas sfidave të zhvilluara.

22:22
Vila 30 mijë euro java ku qëndronte Maguire në Mykonos dhe rrjedha e ngjarjeve/ Shqiptarët e vetëm në ishull janë dy lypsa

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire nisi mbrëmjen e tij në vilën që merrte me qira 30 000 euro në javë dhe e përfundoi në qelinë e burgut grek me akuza sulmi ndaj policisë, tentativës së ryshfetit dhe pretendimet se “dy shqiptarë” ishin armatosur me shiringa me drogë.

22:21
E tmerrshme/ SHBA! Shfrytëzonin të miturat për prostitucion, arrestohen dy të rejat…

Dy të reja në Florida të SHBA-ve, të moshës 19 dhe 20 vjeç, dyshohet se shfrytëzonin vajza të mitura për prostitucion.

22:19
Presidenti Trump mbyll të enjten Kuvendin republikan me fjalimin ku do të pranojë emërimin

Dy javët e kuvendeve politike ku dy partitë kryesore të Shteteve të Bashkuara emëruan kandidatët e tyre për president, mbyllen të enjten në mbrëmje me fjalimin e Presidentit Donald Trump, ku ai do të pranojë emërimin në Kuvendin Kombëtar Republikan.

21:51
Vajza e ish-deputetes ‘trazon rrjetin’, publikon fotot me bikini

Në fillimet e saj u përfol në media si vajza e ish-deputetes demokrate, Albina Deda, e listuar ndër maturantet më tërheqëse. Më pas për Ada Dedën nuk u resht së foluri.

21:39
Kryeministri I Francës/ Virusi po fiton terren

Kryeministri i Francës, Jean Castex, rrëfeu publikisht se koronavirusi është i përhapur në popullatën franceze katër herë më shumë se një muaj më parë.

21:32
Dialogu në Kosovë, Lajçak: Finalizuam disa çështje me takimin e përfaqësuesve

I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka postuar disa fotografi të takimit me përfaqësuesit e dy shteteve në nivelin e ekspertëve, Skender Hyseni dhe Marko Gjuric.

21:28
Pamjet spektakolare të ‘gjigantit’ sovjetik, i braktisur në detin Kaspik para kthimit në muzeum

Këto foto mahnitëse të brendshme dhe nga distanca tregojnë atë që më partë ishte mjeti sekret i ushtrisë sovjetike për sulm nga sipërfaqja e detit, një gjysmë avion e gjysmë anije, më i madh se avionët e sotëm të pasagjerëve, që tashmë rri i braktisur në një plazh në Rusi para se të kthehet në muzeum.

21:27
Rusia fajëson ushtrinë amerikane për përplasjen e automjeteve ushtarake në Siri

Ushtria ruse fajësoi të enjten trupat amerikane për përplasjen e automjeteve ushtarake ruse dhe atyre amerikane në pjesën verilindore të Sirisë.

21:20
Adoleshenti u mbajt një kafaz me majmunët, kopshti zoologjik kërkon falje pas 114 vitesh (FOTO)

Janë dashur 114 vite, që kopshti zoologjik i Bronksit, në Nju Jork, të shprehë keqardhjen për dëmet që i ka shkaktuar një njeriu me ngjyrë të quajtur Ota Benga.

21:02
Pence sulmon Biden: Synon shkurtimin e fondeve policore

Ndërkohë që SHBA është përfshirë nga trazira të reja racore, zëvendëspresidenti Mike Pence u tha votuesve “nuk do të jeni të sigurt në Amerikën e Joe Bidenit,” duke sulmuar kandidatin demokrat për president se është partner i gatshëm i atyre që duan të shkurtojnë fondet për policinë.

21:00
SHBA/ Uragani Laura shkatërron zona të tëra në Louisiana e Texas, 3 të vdekur e dëme të gjera

Urragani i fuqishëm Laura ka mbërritur sot në SHBA dhe ka shkatërruar zona të tëra nga Louisiana deri në lindjen e largët të Texas. tre vetë humbën jetën teksa erërat shkulnin çatitë dhe ndërprenë rrymën elektrike në dhjetra-mijëra shtëpi.

20:59
Takimi i Milanoviç me Ramën/ Kroacia, hetim vizitës private

Jehona e vizitës private të presidentit kroat Zoran Milanoviç në Shqipëri më shumë se dy javë më pare, nuk është fashitur ende në mediat vendase.

20:58
Kukësi-Slavia e Sofias/ Verilindorët dhurojnë spektakël, bullgarët në “hije”…

Ka përfunduar me rrjeta të paprekura pjesa e parë e takimit midis Kukësit dhe Slavias së Sofias. Verilindorët kanë pasur disa shanse të pastra shënimi që në minutat e para të sfidës

20:49
Serbia me BE-në/ Nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve bjelloruse

Qeveria serbe iu bashkua bllokut europian duke refuzuar të njohë rezultatin e zgjedhjeve Bjellorusi. Kryeministrja Ana Brnabiç ndërmori një hap befasues, duke thënë se Beogradi e mbështeti rezolutën e BE-së për Bjellorusinë, në mënyrë që të përafrojë politikat e tij me ato të unionit në të cilin dëshiron të anëtarësohet

20:44
Londër, në gjyq autori i dyshuar i vrasjes së e ‘bosit’ shqiptar

Një burrë i arrestuar për vrasjen e 36 vjeçarit me origjinë shqiptare, Flamur Beqiri, ka mohuar që krimi të jetë i organizuar. Kickboxeri Anis Fouad Hemissi dyshohet se ka vrarë Beqirin në prag të shtëpisë së tij dhjetorin e vitit të shkuar.

20:42
Këngëtari i njohur nuk njeh limite, puthje dhe skena të tepruara në publik me partnerin

Këngëtari i njohur Sam Smith, ka deklaruar një vit më parë se është biseksual.

20:37
Video/ Kriza në Bjellorusi, Rama mbledh OSBE-në në Vjenë

Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka udhëtuar drejt Vjenës. Kjo vizitë e Ramës në Vjen për të marrë pjesë nesër në Këshillin Special të OSBE-së lidhur me krizën në Bjellorusi.

20:32
Prag konfrontimi me SHBA/ Kina lëshon 4 raketa anti-aeroplanmbajtëse në detin e Jugut

Ekspertët amerikanë thanë sot se lëshimet e 4 raketave masive nga luftanijet kineze në Detin e Kinës Jugore, shtojnë rrezikun e përplasjes ushtarake mjetet amerikane në rajon.

20:20
Kukësi-Slavia e Sofias/ Verilindorët tentojnë kualifikimin

Ka nisur në orën 20:00 në impiantin luksoz “Air Albania Stadium”, sfida mes Kukësit dhe Slavias së Sofias, e vlefshme për raundin e parë eliminator të Ligës së Kampionëve.

20:14
Presidenti i Barcelonës gati të tërhiqet nëse Messi mbetet, por me një kusht

Pasi kërkoi të largohej nga Barcelona të martën, presidenti i klubit Joseph Maria Bartomeu menjëherë thirri një takim me menaxhmentin, por Lionel Messi nuk ka dashur të flasë me askënd për dy ditë.