VIDEO/ Humbja në Nagorno-Karabak fut në kaos Armeninë, opozita në shesh

11/11/2020 13:13

Humbja e luftës me Azerbaxhanin për rajonin e Nagorno-Karabakut ka futur në kaos Armeninë, e cila është përfshirë në trazira.

Opozita armene ka nisur një seri protestash ku kërkon largimin e Kryeministrit Armen Nikolla Pashinyan, pasi pranoi kushtet për armëpushim dhe nënshkroi një traktat paqeje me Azerbajxhanin.

Përplasjet midis opozitës dhe policisë filluan në qendër të qytetit, pasi opozitarët e konsiderojnë nënshkrimin e marrëveshjes së armëpushimit në Karabak me koncesione territoriale, si “një tradhti”.

“Nëse nuk e dëbojmë Nikollën, kjo do të thotë që njerëzit tanë nuk kanë dinjitet,” tha ish-Kryeministri Armen Vazgen Manukyan në tubim. Një përfaqësues i opozitës njoftoi krijimin e një komiteti kombëtar shpëtimi për të dalë nga situata aktuale, por nuk dha detaje.

Një kordon policie ishte vendosur në shesh disa orë më parë, duke parandaluar që aktivistët të hynin në “Sheshin e Lirisë”. Ata që tashmë kanë arritur të kalojnë kordonin janë ndaluar nga policia.

Trazirat dhe protestat në Jerevan filluan gjatë natës së 10 nëntorit, pasi Kryeministri i Armenisë, së bashku me Presidentët e Rusisë dhe Azerbajxhanit, miratuan një deklaratë trepalëshe mbi armëpushimin në Nagorno-Karabak dhe dorëzimin e disa rajoneve në Azerbajxhan. Në Armeni, kjo u kuptua si një kapitullim.

Top Channel