Rama ironizon Bashën: S’mund të nisemi me mendjen e Lulit që fle në këmbë

11/11/2020 13:16
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka theksuar gjatë ditës së sotme se lufta me COVID-19 është e paparashikuar dhe si dihet kurrë se kur do të ndalojë.

Ai nuk la pa ironizuar edhe Lulzim Bashën duke iu drejtuar se fle në këmbë dhe është në një luftë të një ëndrre me sy hapur që e ndan edhe me të gjithë qytetarët. Në lidhje me rimbursimin e ilaçeve ai tha se qeveria është duke u përgatitur që ta mbështesë këtë gjë.

“Dje ishim tek dilema a kemi aspirinë, sot nuk ka asnjë gjë që e se kanë të tjerët, kjo nuk është pak, është shumë. Duke iu rikthyer asaj që thotë ministrja, njerëzit duhet të konsultohen vetëm me bluzat e bardha dhe të mos bëjnë shpenzime kot që bëjnë vetëm dëm, nuk është grip i zakonshëm. Nuk vihet oksigjeni siç vihet gjella në pjatë, nuk futet oksigjeni si supë, se mund të krijojë pasoja të rënda. Jemi duke u përgatitur që të futemi për të mbështetur, nuk e dimë afatin në ndalimin e qëndrimit të sjelljes së tij. Është e gjitha një luftë me shumë paparashikueshmëri. Nuk mund të nisemi në mendjen e Lulit që fle në këmbë, është në një luftë të një ëndrre me sy hapur që e ndan me ju. Nuk mund të niseni as me mendjen e Ilir Metës që midis dy dëshmorëve bën një deklaratë, duhet t’i masim mirë forcat siç e kemi bërë deri tani. Rritja e numrit të të infektuarve nuk është jashtë parashikimit që kemi bërë, është pjesë e trendit të përgjithshëm. I sfidoj të gjithë, ekspertët janë të nivelit ndërkombëtar, nuk kam dëgjuar asgjë të jashtëzakonshme që të më ketë bërë diferencën, janë ndërkombëtarë absolut, janë në të njëjtën linjë me Komitetin Gjerman, të marrësh t’i sulmosh me ppp siç është ppp e opozitës së bashkuar nuk kam parë”, tha Rama.

 

Top Channel