Kandidati paditi komisionin e vlerësimit dhe drejtuesen e BKH, shtyhet seanca në gjykatën Administrative

11/11/2020 12:31

Shtyhet seanca në gjykatën Administrative për shqyrtimin e padisë së njërit nga kandidatët për Byron Kombëtare të Hetimit.

Ai paditi komisionin e vlerësimit dhe drejtuesen e BKH. Por dhe kërkoi ngrirje të garës derisa të shprehet gjykata.

Paditësi u skualifikua nga gara pasi nuk kaloi testin fizik. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e gjyqtares Elda Vrioni e cila është e infektuar me covid-19.

Ndërkohë në seancë mungonin edhe pala paditëse. Në Gjykatën Administrative do të shqyrtohen edhe 3 paditë e kandidatëve të tjerë që u skualifikuan nga gara për BKH.

Top Channel