Veshje kontrabandë, arrestohet një person në Elbasan! Një tjetër bie në pranga për shkak se ishte i dehur në timon

11/11/2020 10:11
Foto ilustruese

Elbasan – Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit, për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasin:

S. Th., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, gjatë kontrollit nga Policia iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale veshje të ndryshme, të cilat dyshohen se janë futur kontrabandë nga Greqia.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin:

A. D., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Top Channel