Foto ilustruese

Pesë shtetas janë vënë nën prangat e policisë për shitje dhe prodhim narkotikësh, plagosje, shkatërrim i pronës dhe dhunë në familje.

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shtija e narkotikëve”, shtetasit S. J., 25 vjeç, banues në Sarandë dhe K. H., 32 vjeç, banues në Finiq, Delvinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e markës “BMW”, me drejtues shtetasin S. J. dhe pasagjer shtetasin K. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 2 kg sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, shtetasin L. H., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 4, Sarandë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. P., 33 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë ndaluar shtetasin R. Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”, pasi më datë 06.11.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur gomat e një automjeti.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit S. R., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, në prani të fëmijëve, në banesën e tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel