KPA lë në fuqi përjashtimin nga ‘Drejtësia’ për 15 vite për, Arjana Fullanin
11/11/2020 10:30
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ka përjashtuar, ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullanin me 15 vite nga sistemi i Drejtësisë.
Dy vite pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi statusin e magjistratës për 15 vitet e ardhshme, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, ankimoi vendimin duke kërkuar rikthimin e statusit të magjistrates.
Ajo argumentoi se nuk është dorëhequr, ndërsa kërkesën e saj e paraqiti para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkesë kjo që u rrëzua.
Top Channel