Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe ka përjashtuar, ish anëtaren e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullanin me 15 vite nga sistemi i Drejtësisë. Dy vite pasi Këshilli i Lartë Gjyqësor i hoqi statusin e magjistratës për 15 vitet e ardhshme, ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, ankimoi vendimin duke kërkuar rikthimin e statusit të magjistrates. Ajo argumentoi se nuk është dorëhequr, ndërsa kërkesën e saj e paraqiti para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kërkesë kjo që u rrëzua.